Dollari vijon forcimin - Investitorët presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Dollari është forcuar ndjeshëm edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, pas disa komenteve të zyrtarëve të Rezervës Federale për të rritur normat e interesit. Gjithashtu, edhe pritshmëritë se të dhënat mbi punësimin në SHBA do të jenë pozitive kanë mbështetur dollarin amerikan. Rritja e dollarit ka rrëzuar euron, paundin britanik dhe jenin japonez.
Monedha europiane ka rënë poshtë 0.98 dollarëve, ndërsa paundi ka zbritur poshtë 1.12 dollarëve. Një ditë më parë, disa zyrtarë të Rezervës Federale përforcuan bindjen e investitorëve se banka qëndrore më e madhe në botë do të vijojë me shtrëngimin e politikave monetare, pavarësisht se inflacioni mund të ketë arritur majën. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan është rritur në mbi 112, ndërsa gjatë sesionit të kaluar u rrit me rreth 1%.
Fokusi do të jetë i përqëndruar te raporti mbi punësimin në SHBA, që do të publikohet më vonë gjatë ditës së sotme. Analiëtët parashikojnë se, ekonomia më e madhe në botë do të ketë krijuar edhe 250 mijë vende të reja pune, gjatë shtatorit, nga 315 mijë që krijoi në gusht.
Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka rënë sërish poshtë 20 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1350 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, duke mbyllur një javë shumë të paqëndrueshme. Investitorët po presin të dhënat mbi......

Nafta Brent, pranë 94 dollarë për fuçi - Biden kritikon vendimin e OPEC+, premton të ulë çmimet
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara në tregtinë aziatike. Çmimet vijojnë të mbështeten nga vendimi i OPEC+ për......

Grupi BALFIN hyn edhe në një shtet tjetër të Bashkimit Evropian!
Kroacia është vendi i nëntë ku Grupi BALFIN është i pranishëm Shumica e aktivitetit të Grupit zhvillohet jashtë territorit të Shqipërisë Alba-Trade,......

Nga Praga 44 shtete dërgojnë sinjal të qartë: Rusia është e izoluar në Europë!
Në Pragë të Çekisë u mblodhën liderët e 44 vendeve europiane për t’i dërguar një sinjal të qartë Rusisë se Europa është e bashkuar dhe pa të. Emanuel Macron,......

Java mbyllet pozitivisht për Dollarin amerikan – Fiton rreth 1 pikë brenda natës!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pas rënies që pësoi në ditët e para teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 118.8 lekë dhe është shitur me......

Porsche kalon Volkswagen si prodhuesi më i vlefshëm i makinave në Evropë – Kompania sheh një rritje të vlerës së aksioneve
Porsche zuri pozitën e parë si prodhuesi më i vlefshëm i makinave në Evropë, duke tejkaluar kompaninë ish-mëmë Volkswagen ndërsa çmimi i aksioneve të sapo......

"AKSHI, incompetent and with questionable integrity." Kallanxhi: The real damage from cyber attacks is yet unknown
The failure to provide a minimal protective barrier against the cyber attacks that have recently been undertaken against Albanian digital systems has not only......

Albania launches cyber-attack tenders: Institutions rush to renew licenses, applications, and attack simulations.
The cyber-attack has made Albanian institutions start testing to see whether they are affected by it. SCAN TV has analysed the recently announced tenders and......