Nga Praga 44 shtete dërgojnë sinjal të qartë: Rusia është e izoluar në Europë!

Në Pragë të Çekisë u mblodhën liderët e 44 vendeve europiane për t’i dërguar një sinjal të qartë Rusisë se Europa është e bashkuar dhe pa të. Emanuel Macron, ideatori i Komunitetit Politik Europian, tha nga Praga se samiti përurues i Bashkësisë Politike Europiane “tregon unitetin e kontinentit europian, teksa ai po përballet me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë”. Sipas tij synimi, pikë së pari, është “të këmbehen pikëpamjet për situatën në Europë, por po ashtu për të ndërtuar një strategji të përbashkët”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi rëndësinë e takimit për të demonstruar unitet në rrethanat e Luftës së Rusisë në Ukrainë: “Ata që po takohen këtu e dinë se sulmi rus ndaj Ukrainës është shkelje brutale e rendit të sigurisë dhe paqes që kemi pasur në Europë në dekadat e fundit. Është e rëndësishme që ky sulm të mos pranohet, ne nuk pranojmë që pjesë të fqinjit tonë të aneksohen”, tha Scholz.
Ndërsa, sa i përket Samitit Kancelari i Gjermanisë tha se duhet pasur kujdes që forumi i Komunitetit Politik Europian të mos shndërrohet në një institucion të ri ndërkombëtar. “Nuk kemi të bëjmë me krijimin e një institucioni të ri me administratë dhe burokraci. Ky takim duhet të na shërbejë për të biseduar me njëri-tjetrin për gjëra konkrete”.
Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell tha se “Komuniteti synon të krijojë një strukturë të re sigurie, por pa Rusinë”. Borrell tha se Komuniteti Politik nuk do ta përjashtojë Rusinë përgjithmonë, por “kjo Rusi, Rusia e Putin, nuk ka vend këtu”.
Komuniteti Politik Europian, sipas Presidencës Çeke të radhës së Bashkimit Europian nuk do të jetë zëvendësuese e procesit të zgjerimit, sidomos me vendet e Ballkanit Perëndimor. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Java mbyllet pozitivisht për Dollarin amerikan – Fiton rreth 1 pikë brenda natës!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pas rënies që pësoi në ditët e para teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 118.8 lekë dhe është shitur me......

Porsche kalon Volkswagen si prodhuesi më i vlefshëm i makinave në Evropë – Kompania sheh një rritje të vlerës së aksioneve
Porsche zuri pozitën e parë si prodhuesi më i vlefshëm i makinave në Evropë, duke tejkaluar kompaninë ish-mëmë Volkswagen ndërsa çmimi i aksioneve të sapo......

"AKSHI, incompetent and with questionable integrity." Kallanxhi: The real damage from cyber attacks is yet unknown
The failure to provide a minimal protective barrier against the cyber attacks that have recently been undertaken against Albanian digital systems has not only......

Albania launches cyber-attack tenders: Institutions rush to renew licenses, applications, and attack simulations.
The cyber-attack has made Albanian institutions start testing to see whether they are affected by it. SCAN TV has analysed the recently announced tenders and......

“Nota pozitive për aksionerët vendas të tregut bankar”. Guvernatori Sejko: Jemi surprizuar, është rritur kreditimi, ra huaja me probleme, kemi rritje ekonomike
Futja e aksionerëve vendas në tregun bankar ka sjellë rezultate surprizë sa i përket ritmeve të kreditimit, uljes së huasë me probleme, por edhe gjallërimit të......

Njeriu që bëri 2 milionë dollarë gjatë kulmit të pandemisë: "Tani është koha perfekte për të investuar"!
Themeluesi i Outspoken Barstool Sports, Dave Portnoy, mendon se investitorët mund të humbasin mundësitë për të investuar në bursë nëse dominohen nga frika. Ai......

Fitch “zhvlerëson” Britaninë e Madhe - Ul perspektivën për vlerësimin në “negative”, nga “të qendrueshme”
Agjencia e vlerësimit Fitch uli perspektivën për borxhin e qeverisë britanike në "negative" nga "të qendrueshme", pak ditë pas një lëvizjeje të ngjashme nga......

Borxhi i SHBA kalon 31 trilionë dollarë! - Zyra e Buxhetit të Kongresit: Ekziston rreziku i minimit të besimit të investitorëve
Borxhi i SHBA kaloi 31 trilionë dollarë për herë të parë në historinë e saj dhe është një momenti tepër I vështirë, në një kohë kur situata fiskale e vendit......