Shqipëria Postuar më 7 Tetor 2022, 11:29

Grupi BALFIN hyn edhe në një shtet tjetër të Bashkimit Evropian!

Nga SCAN TV

  • Kroacia është vendi i nëntë ku Grupi BALFIN është i pranishëm
  • Shumica e aktivitetit të Grupit zhvillohet jashtë territorit të Shqipërisë
  • Alba-Trade, pjesë e Grupit, do përfaqësojë Samsung në Kroaci

  Grupi BALFIN, nëpërmjet kompanisë Alba-Trade, e ka shtrirë aktivitetin edhe në Kroaci duke e çuar në nëntë numrin e shteteve ku operon. Alba-Trade është autorizuar zyrtarisht nga gjigandi i teknologjisë Samsung që ta përfaqësojë në shtetin dalmat për tregtinë me shumicë.

Në një kohë të shkurtër Alba-Trade është kthyer në një nga aktorët kryesor të tregut të elektronikës në Kroaci duke regjistruar një rritje me 50% të xhiros së saj vjetore, krahasuar me trë njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo kompani, pjesë e Grupit BALFIN, është një njohëse e mirë e tregjeve evropiane dhe atyre të Ballkanit Perëndimor ku operon prej thuajse 30 vitesh.

Për Grupin BALFIN, me president Samir Manen, Kroacia është shteti i katërt në tregun e përbashkët Evropian ku po operon. Përveç Kroacisë, prej shumë vitesh Grupi është i pranishëm edhe në Austri, Vendet e Ulëta (Holandë) dhe në Zvicër. Aktualisht shumica e aktivitetit të Grupit BALFIN zhvillohet jashtë territorit të Shqipërisë duke u bërë sipërmarrja e vetme me seli në Shqipëri që ka këtë shtrirje të gjerë në tregun e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor Grupi BALFIN është i pranishëm në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Shqipëri.

Grupi BALFIN operon në zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjes me shumicë dhe pakicë, industrisë bankare, menaxhimit të aseteve, medias, logjistikës dhe arsimit të lartë në nëntë shtete.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat