Alarmi i bashkive për çmimin energjisë në Itali - “Qeveria të financojë 1 miliard euro, ose do të falimentojmë”!

Kryetarët e bashkive në Itali janë të shqetësuar për rritjen e çmimit të energjisë dhe i kërkojnë qeverisë të financojë edhe 1 miliard euro, pasi në të kundërt mund të falimentojnë.
Kreu I Shoqatës Kombëtare të Komunave Italiane (ANCI), Alessandro Canelli, thotë se, “për të përballuar faturat e larta të energjisë, do t’i kërkojmë qeverisë së re një financim prej 200 milionë euro, më pas në ligjin e buxhetit për vitin e ardhshëm një fond prej 800 milionë euro, që do të jetë në dispozicion për komunat që do të kenë probleme me pagesat”.
Sipas tij, deri në fillimin nga puna të qeverisë së re, Shoqata do të përgatisë një paketë masash, duke përfshirë ato teknike dhe financiare, për të ndalur rënien e të ardhurave të bashkive që pritet për vitin 2023 dhe për të përballuar rritjen e vazhdueshme të kostove të energjisë.
Gjithashtu, Canelli ka ngritur alarmin se nëse nuk mbështeten financiarisht nga qeveria qendrore, rrezikohen të ndalen tramvajet, një pjesë e qyteteve të jenë në errësirë, të fiken plotësisht dritat në monumente dhe të ndërpritet energjia për ngrohje”.
Ai thekson se, situata është shumë e rëndë, pasi jo të gjitha komunat kanë të njëjtin nivel. Kjo varet nga kontratat e furnizimit, por krahasuar me shpenzimet historike prej 1.6 miliardë euro, deri më tani qeveria ka ndihmuar me 820 milionë, të disbursuara në transhe të ndryshme. Por, aktualisht kostoja totale është të paktën dyfish. Rritjet variojnë nga 80%, në 4 ose 5 herë më shumë se në të kaluarën dhe për rrjedhojë është e qartë se duhet të ketë një tjetër ndërhyrje të jashtëzakonshme nga qeveria.
SCAN
Sondazh

34 mijë përfitues të naftës falas - Përcaktohet afati i fundit i tërheqjes për fermerët e pajisur me kartë
Afro 34 mijë fermerë në të gjithë vendin përfitojnë naftë falas për të kryer punime të menakizuara në bujqësi, pa kosto të shtuar. Agjencia për Zhvillimin......

APP, kritika për raportimin e kontratave të tenderëve - Institucionet shtetësore, probleme me modifikimin, pagesat dhe kolaudimin e punimeve
Shumë institucione shtetërore raportojnë modifikime të afatit të kontartës, që është një nga elemenetët kryesorë të saj, ndonëse rastet kur mund të bëhen këto......

Këshilla e ekspertit: Ndërroni fjalëkalimet në E-albania - Haxhiymeri: Janë ekspozuar shumë të dhëna nga sulmet, bizneset të investojnë në siguri
Ndërsa askush nuk di të thotë me siguri çfarë të dhënash u janë vjedhur bizneseve apo qytetarëve shqiptarë përmes sulmeve kibernetike nga Irani, eksperti i IT,......

Përkeqësohet treguesi i ndjesisë ekonomike - Niveli më I ulët që nga 2022. Reflektoi rënien e besimit në ndërtim e shërbimeve
Treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi rënie me 1.9 pikë në muajin shtator, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2022. Të dhënat e publikuara nga......

Rritet me 25.8 % importi i kondicionerëve - Rezultuan me rritjen më të vogël të çmimeve gjatë kësaj periudhe
Parlajmërimi për krizë të energjisë elektrike dhe rritje të çmimit, nuk ka stepur qytetarët në blerjen e pajisjeve elektrike për ngrohje. Refruar të dhënave të......

Europa e uritur për energji po i ‘zhyt’ vendet në zhvillim në krizë më të thellë energjetike!
Bangladeshi pësoi ndërprerjen e energjisë elektrike më të keqe që nga viti 2014 të martën (4 tetor), një simptomë e furnizimeve të ndërprera të karburantit dhe......

Si u godit Shqipëria nga dy “shock-et” globale të naftës në 1973 dhe 1979! Çfarë ishte Regjimi i Kursimit që u ashpërsua në vitet ‘80
https://www.youtube.com/watch?v=bvt77PikfWs Kreshnik KUÇAJ/SCAN Pasojat e zhvillimeve globale kanë ndikuar gjithnjë në Shqipëri, pavarësisht shkallës së......

Dollari vijon forcimin - Investitorët presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Dollari është forcuar ndjeshëm edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, pas disa komenteve të zyrtarëve të Rezervës Federale për të rritur normat e interesit.......