Bizneset “lulëzojnë” në kohë krize - 17 % më shumë sipërmarrjeve të reja, bie numri i subjekteve që mbyllen

Rritja e kostove dhe çmimeve të lëndëve të para nuk po frenon qytetarët në hapjen e bizneseve të reja. Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, numri i bizneseve të regjistruara në muajin gusht arrin në 126,111 subjekte aktive. Ky stok është më i lartë në krahasim me të njëjtin muaj një vit më pare, gusht 2021, rreth 4.9% ose 5940 biznese më shumë.
Ndërkohë në nivel biznesesh të reja të regjistruara gjatë ketij viti ne rezulton një rritje me 10.2% . Konkretisht përgjatë periuhdhës Janar-Gusht 2022 janë regjistruar 9637 subjekte të reja neto, me një rritje prej 17.1 për qind në krahasim me një vit më parë.
Ndërsa në të kundërt dhe që është një lajm i mirë për ekonominë është rënia e rënia e numrit të bizneseve të pezulluara- çregjistruara me 7.6%. Një ndër arsyet e “lulëzimit” të biznesve të reja është rritja e çmimeve në vend dhe mos indeksimi i pagave nga ana e sektorit privat, duke bërë që qytetarët të përballen me rritje shpenzimesh, por jo me rritje të ardhurash.
Një target i hapjes së iniciativave të reja mund të jenë edhe punonjës të institucioneve publike, pasi indekesimi pagave të tyre është është bërë së fundmi, dhe jo në periudhën e marrë në konsideratë.
Shërbimet dhe shitja me pakicë janë sektorët ku janë përqendruar më së shumti subjektet e çelura rishtazi. Sipas Ministrisë së Financave, ecuria e deritanishme është premtuese që ky vit pritet të mbyllet pozitivisht për ekonominë dhe rritja ekonomike parashikohet në mbi 3.2 për qind.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Telefonia fikse, tjetër rënie drastike, kanë mbetur 183 mijë - Vijon rritja shërbimeve mobile, në total 3,440,948 karta SIM në gysmën e parë të 2022
Ndërsa vit pas viti telefonat fiksë i kanë lëshuar terrenin smart phone-eve, tendenca është rritur fort gjatë këtij viti. AKEP raporton se Numri i pajtimtarëve......

Fed do të japë një tjetër rritje të madhe të normës pasi tregu i punës vijon të jetë në krizë!
Rezerva Federale duket pothuajse e sigurt se do të japë një rritje të katërt radhazi me 75 pikë bazë të normës së interesit muajin e ardhshëm, pasi një raport......

Kriptot akoma të pasigurta – Vidhen rreth 570 milionë dollarë nga një Blockchain i lidhur me Binance!
Një blockchain i lidhur me Binance, shkëmbimi më i madh i kriptove në botë, është goditur nga një hakerim prej 570 milionë dollarësh, tha një zëdhënës i......

Shtyrja e fashës së energjisë, vetëm për tetorin! ERE miraton kërkesën, në nëntor-dhjetor konsumi mbi 800 kwh/muaj do tarifohet me 42 lekë/kwh
Konsumi i energjisë mbi 800 kwh/muaj do të paguhet me 42 lekë/kwh në muajt nëntor dhe dhjetor, teksa Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar shtyrjen e......

Bruksel, AMF kryeson delegacionin shqiptar në takimet shpjeguese me BE për kapitullin 9 “Shërbimet financiare”
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ishte kryesues i delegacionit shqiptar që mori pjesë në takimet shpjeguese për kapitullin 9 të negociatave “Shërbimet......

Pse kompanitë e mëdha shqiptarë nuk publikojnë të dhënat vjetore - Nga 30 kompani, vetëm 1 subjekt me aksionerë shqiptarë i bën publike rregullisht
Taksapaguesit privatë më të mëdhenj në Shqipëri me pronësi shqiptare, ngurrojnë të publikojnë të dhëna vjetore. Ky standard zbatohet kryesisht nga......

Rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve! Nafta 245 lekë/litër, benzina 204 lekë/litër, gazi nuk ndryshon!
Me arsyetimin se çmimet në bursë janë rritur ndjeshëm, Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në Shqipëri. Nafta ka......

500 mijë bileta avioni falas për të ringjallur turizmin – Hong Kongu i gatshëm të paguajë udhëtimet e vizitorëve!
Pas më shumë se dy vitesh të mbyllur për botën, Hong Kongu është aq i dëshpëruar për vizitorët sa është i gatshëm të paguajë për udhëtimet e tyre. Këtë javë......