Shqipëria Postuar më 8 October 2022, 11:24

Telefonia fikse, tjetër rënie drastike, kanë mbetur 183 mijë - Vijon rritja shërbimeve mobile, në total 3,440,948 karta SIM në gysmën e parë të 2022

Nga SCAN TV
Telefonia fikse, tjetër rënie drastike, kanë mbetur 183 mijë

Ndërsa vit pas viti telefonat fiksë i kanë lëshuar terrenin smart phone-eve, tendenca është rritur fort gjatë këtij viti. AKEP raporton se Numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të dytë 2022 rezulton 183 mijë, që përbën një rënie me 13.7% në krahasim me  T2 2021. Me shumë gjasa rënia do të kishte qenë edhe më e fortë nëse linjat fikse nuk do të përdoreshin për ofrimin e shërbimit të internetit e paketave të përbëra.

AKEP raporton se numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T2 2022 arriti në rreth 533 mijë, që përbën një rritje me 2% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rënie me rreth 0.6% në krahasim me të njëtjin tremujor në vitin 2021.

Numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni/Internet/TV) në fund të 3 mujorit të dytë 2022 arriti në rreth 290 mijë, një rritje kjo me 0.6% në krahasim me T1 2022 dhe rënie me 3.9% krahasuar me T2 2021.

Numri i pajtimtarëve me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV) përbën 27.9% të totalit të pajtimtarëve me paketa të integruara ndërsa 30% janë me paketa “Internet dhe Telefoni” dhe 42% me paketa “Internet dhe TV”.

54% e pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse në fund të T2 2022 ishin pajtimtarë me paketa të integruara (Telefoni/Internet/TV), ku 15% janë me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV).

Ndërkaq, Numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T2 2022 ishte rreth 3,440,948 që përbën një rritje me 0.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 7.8% në krahasim me T2 2021.

Lorenc Rabeta / SCAN

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......