ARRSH hap tenderin për byppasin e Elbasanit - Kalim i korridorit 8, studim projekti 81 milionë lekë

Për të shmangur rritjen e volumit të trafikut që i dejtohet Juglindjes së vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për Bypassin e Elbasanit, një synim i qeverisë prej disa vitesh. Me vlerën 81 milionë e 800 mijë lekë, ky autoritet tashmë po kërkon kompaninë që do të bëjë “Studim projektim të ByPassit të Elbasanit”.
ARRSH vlerëson se ndërtimi i këtij Bypassi është i domosdoshëm për shkak të kalimit të aksit rrugor dhe ekonomik në vendin tonë, korridorit lindje – perëndim që shtrihet në pjesën më të madhe në Bashkinë Elbasan dhe kalon pranë qytetit të Elbasanit.
“Unaza aktuale e qytetit të Elbasanit, nuk ka parametrat e nevojshme për të përballuar trafikun në rritje të këtij korridori ndërkombëtar. Prandaj dhe është më se e nevojshme studimi dhe ndërtimi i ByPass-it të qytetit të Elbasanit, duke shmangur kështu zonat urbane, rritjen e kapacitetit të lëvizjes së trafikut përgjatë korridorit VIII si dhe rritjen e sigurisë si për përdoruesit e rrugës, ashtu edhe të banorëve të zonave përreth, që ndikohen nga ky aks rrugor” thuhet në dokumentin e ARRSH.
Projekti është menduar të nisë nga përfundimi i autostradës Tiranë-Elbasan dhe të përfundojë në dalje të qytetit në segmentin Elbasan-Përrenjas. Duke qenë se aktualisht për këtë zonë po zbatohet edhe një projekt tjetër siç është “Zgjerimi i segmentit rrugor Elbasan-Qafë-Thanë” rreth 1 440 m larg fshatit Labinot Fushë kjo pikë është një tjetër alternativë për përfundimin e Bypassit.
Rruga është menduar që të ketë dy korsi kalimi me 3.75 gjerësi secila, një korsi emergjence, bankinë të asfaltuar, si dhe ishull trafik.
Konsulenti që do të bëjë studimin do të duhet të analizojë në detaj zonat ku do të kalojë ky segment dhe ndikimin që do të ketë në ndërtimet e zonës.
SCAN
Sondazh

Kartëdebiti kripto për blerjet online - FTX dhe Visa në bashkëpunim, shërbimi në 40 shtete
Kompania e shkëmbimit të kriptomonedhave FTX po bashkëpunon me kompaninë Visa të kartave për ta bërë më të lehtë për individët anembanë globit përdorimin e......

Itali, punë nga shtëpia të premteve për të kursyer energji - Iniciativë e Milanos, pritet të shtrihet edhe në bashki të tjera
Për të frenuar kostot e larta energjitike bashkia e Milanos një prej qyteteve të Italisë ka vendosur që dita e premte të jetë punë nga shtëpia. “Smart......

New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme - Shkak fluksi i emigrantëve, kosto shtetit 1 miliard dollarë në vit
Kryetari i New Jorkut, Eric Adams, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për të adresuar krizën e shkaktuar nga fluksi i migrantëve. Më shumë 17.000 persona......

Europa me rritje çmimesh në një tjetër sektor – Nga 2010 qiratë janë rritur me 18%, çmimet e banesave me 48%
Qiratë dhe çmimet e banesave në BE kanë vazhduar rritjen e tyre të qëndrueshme në tremujorin e dytë të 2022, duke u rritur përkatësisht me 1,7% dhe 9,9%,......

Rritje modeste e energjisë diellore - Në 8 muaj u prodhuan 32 300 Mwh, 0.70% e energjisë totale të gjeneruar
Rreth 32 300 mwh energji për 8 - mujorin e parë të këtij viti u prodhuan nga impiantet fotovoltaike, duke shënuar rritje të lehtë në raport me të njëjtën......

Anketa: Gjermania shihet si një partner ndërkombëtar më pak i besueshëm se më parë!
Gjermania është bërë një partner më pak i besueshëm, ka gjetur një studim i ri midis 14 vendeve. Por vendi ende shihet si ndër aleatët më të mirë dhe lideri de......

Bizneset “lulëzojnë” në kohë krize - 17 % më shumë sipërmarrjeve të reja, bie numri i subjekteve që mbyllen
Rritja e kostove dhe çmimeve të lëndëve të para nuk po frenon qytetarët në hapjen e bizneseve të reja. Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, ......

Telefonia fikse, tjetër rënie drastike, kanë mbetur 183 mijë - Vijon rritja shërbimeve mobile, në total 3,440,948 karta SIM në gysmën e parë të 2022
Ndërsa vit pas viti telefonat fiksë i kanë lëshuar terrenin smart phone-eve, tendenca është rritur fort gjatë këtij viti. AKEP raporton se Numri i pajtimtarëve......