Bota Postuar më 10 Tetor 2022, 09:53

Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët të shqetësuar për rritjen e tensioneve gjeopolitike me Rusinë

Nga SCAN TV
Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri -

Tregu i monedhave e ka nisur javën në qëndrueshmëri, por të dhënat pozitive mbi punësimin në SHBA kanë përforcuar pritshëmritë se Rezerva Federale do të vijojë me politikat monetare shtrënguese.

Norma totale e papunësisë në ekonominë më të madhe në botë ra në 3.5%, gjatë muajit shtatorit. Tashmë investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin që do të publikohen të martën dhe analistët parashikojnë një normë prej 8.1% me bazë vjetore. Inflacioni bazë parashikohet të jetë rritur me 6.5%.

Tregjet po shfaqin shenja nervozizmi për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe rritjes së çmimeve të naftës. Moska ju përgjigj shkatërrimit të një ure në Krime, duke ndërmarrë disa sulme në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Monedha e përbashkët europiane, euro, po tregtohet në rreth 0.98 dollarë, ndërsa paundi britanik po tregtohet në rreth 1.11 dollarë.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, po qëndron në mbi 112, shumë pranë nivelit më të lartë në 20 vitet e fundit.

SCAN

Sondazh

Poll
Europa 10 Tetor

Austri: Van der Bellen rizgjidhet president

Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin publik austriak ORF 78-vjeçari Van der Bellen ka marrë mbi 78 % të votave duke u rizgjedhur kështu......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat