Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare me paratë që po arkëton nga rritja e çmimeve? FMN sugjeron 3 rrugë

Në kushtet e rritjes së çmimeve, që një ndër rrjedhojat që ka është edhe rritja e të ardhuarve në arkën e shtetit, Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron qeverisë që këto të ardhura shtesë t’i riorientojë në dy drejtime; mbështetjen e shtresave në nevojë dhe uljen e borxhit publik. Në deklaratën përmbyllëse të misionit për vitin 2022, FMN i kërkon qeverisë shqiptare që çdo realizim i të ardhurave mbi parashikimet buxhetore të kursehet për të zvogëluar më shpejt borxhin.
“Çdo realizim i të ardhurave mbi parashikimet buxhetore duhet të kursehet për të zvogëluar më shpejt borxhin. Duke qenë se Shqipëria ka borxh të lartë publik, nevoja të mëdha për financim bruto dhe kosto në rritje të huamarrjes, qeveria duhet të përfitojë nga situata ende pozitive e rritjes për të rindërtuar hapësirat e manovrimit të politikës fiskale shpejt.
Kjo do të ulte gjithashtu presionin mbi politikën monetare për të rritur edhe më shumë normat e interesit për të zbutur inflacionin për të lehtësuar rregullimin e sektorit të jashtëm. Për këtë qëllim, ne i rekomandojmë qeverisë që të synojë të paktën një bilanci primar zero në vitin 2023, duke plotësuar kushtin e Ligjit Organik të Buxhetit një vit përpara kohe, si dhe të arrijë një bilanc primar pozitiv prej 1,5 për qind të PBB-së në vitin 2024.
Nëse do të materializoheshin rreziqet e kahut të poshtëm, stabilizatorët automatikë duhet të lejohen të futen në veprim, si dhe të jepet ndihmë shtesë e përkohshme dhe e shënjestruar për shtresat në nevojë” deklaroi FMN.
Duke marrë parasysh gjasat për një inflacion të lartë në vitin 2023, sipas FMN, grumbullimi i më shumë të ardhurave tatimore do të krijonte hapësirë për ndihmë të mëtejshme të shënjestruar e të përkohshme për shtresat në nevojë, pa rritur defiçitin buxhetor. Për periudhën më afatgjatë, të ardhurat më të larta janë të nevojshme edhe për të mbështetur nevojat për zhvillim të Shqipërisë.
Në këtë kontekst, FMN sugjeron që autoritetet shqiptare të përdorin këtë situatë për të zbatuar pa vonesa strategjinë e re afatmesme të të ardhurave e cila duhet të shihet si një plan për reformat tatimore të Shqipërisë.
Strategjia e re që hartohet në kushte kur të ardhurat janë të larta si rrjedhojë e çmimeve, sipas FMN duhet të zëvëndësojë ‘qasjen e deritanishme të copëzuar ndaj ndryshimeve të politikës tatimore”.
Në këtë kontekst, FMN e sheh si të panevojshëm realizimin e një amnistie fiskale, sikurse është projektuar nga qeveria shqiptare.
“Në këtë kontekst, ne ritheksojmë shqetësimet tona për ligjin e propozuar të amnistisë fiskale, duke pasur parasysh rreziqet e pastrimit të parave dhe qeverisjes, si dhe ndikimin negativ në përmbushjen tatimore” theksoi përfaqësuesja e FMN-së në deklaratën për mediat.
Sondazh

Do të investojë 10 miliardë euro në energjinë e gjelbër - Shoqëria më e madhe e energjisë në Gjermaninë Lindore me një plan tranzicioni
Kriza energjetike e shtyu Gjermaninë të rikthejë sa më shumë termocentrale me qymyr në një afat të afërt. Megjithatë, kompanitë e karburanteve fosile janë ende......

Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët të shqetësuar për rritjen e tensioneve gjeopolitike me Rusinë
Tregu i monedhave e ka nisur javën në qëndrueshmëri, por të dhënat pozitive mbi punësimin në SHBA kanë përforcuar pritshëmritë se Rezerva Federale do të vijojë......

Tregjet europiane, në rënie - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke vijuar ndjenjën negative globale, pas të dhënave mbi punësimin në SHBA që sugjerojnë se......

Nafta, në nivelin më të lartë që nga 30 gushti - Mbështetet nga ulja e prodhimit të OPEC dhe sanksionet e BE-së ndaj Rusisë
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por po qëndron në nivelin më të lartë në 5 javët e fundit. Çmimet janë mbështetur nga vendimi i OPEC+......

A lehtësohet kriza e energjisë nga ulja e prodhimit të plastikës?!
Marrëdhënia jonë kolektive me plastikën është e pashëndetshme, dhe ky është një fakt i dokumentuar mirë dhe megjithëse ajo shpesh është helmuese e kemi të......

Austri: Van der Bellen rizgjidhet president
Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin publik austriak ORF 78-vjeçari Van der Bellen ka marrë mbi 78 % të votave duke u rizgjedhur kështu......

‘Kërcen’ sërish Dollari amerikan – Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje të ndjeshme pasi në raport me javën që lamë pas është blerë këtë të hënë me 19.6 lekë dhe është shitur me 120.6......

SHBA synon të pengojë industrinë e çipave të Kinës me rregulla të reja gjithëpërfshirëse të eksportit!
Administrata Biden publikoi një grup gjithëpërfshirës të kontrolleve të eksportit, duke përfshirë një masë për të shkëputur Kinën nga çipat e caktuar......