Shqipëria Postuar më 10 October 2022, 12:14

Panele diellore për ministritë - Vetëprodhim i energjisë, borxhet e institucioneve ndaj OSHEE-së kanë arritur 5 miliardë lekë 

Nga SCAN TV
Panele diellore për ministritë - Vetëprodhim i energjisë,

Në tarracat e kryeministrisë dhe ministrive të linjës do të instalohen panele fotovoltaike. Këshilli i Ministrave ka autorizuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit, si organ qendror blerës dhe njësi zbatuese, për kryerjen e procedurës së prokurimit publik si dhe kryerjen e proceduarave për marrjen e lejeve përkatëse. Efektet financiare që vijnë nga ky vendim do të përballohen nga buxheti i miratuar për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, për vitin 2022.

Kjo masë vjen pas aktit normativ të miratuar nga qeveria javën e kaluar, sipas të cilit çdo institucion shtetëror do të duhet të ulë konsumin e energjisë elektrike me 15%, krahasuar me një vit më parë. Vendimi u bë publik pas mbledhjes së qeverisë nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrulkturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke shtuar se çdo institucion do të mbikëqyret nga një administrator, i cili do të ketë synim të ulë konsumin e energjisë elektrike, ndërsa titullarët e tyre do të gjobiten me 50 mijë lekë nëse nuk arrijnë këtë target.

Reduktimi i faturave të energjisë elektrike do të ndikojë edhe në uljen e borxheve, që institucionet shtetërore kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të dhënave të fundit të raportuara nga Enti Rregullator i Energjisë, në fund të muajit gusht borxhi i kësaj kategorie konsumatorësh arriti në gati 5 mld lekë, duke vijuar tendencën në rritje që nga viti 2015.

Kjo është vlera më e lartë e borxheve e akumuluar ndonjëherë nga institucionet shtetërore, të paktën që prej vitit 2009, kur faturat e papaguara të energjisë arrinin në 988 mln lekë apo rreth 5-fish më pak.

Ola Mitre / SCAN

 

 

Europa 10 October

Austri: Van der Bellen rizgjidhet president

Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin publik austriak ORF 78-vjeçari Van der Bellen ka marrë mbi 78 % të votave duke u rizgjedhur kështu......

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......