Mashtrim ndaj shtetit për 34 miliardë euro - Kontratat, korrupsioni dhe shpërblimet e “fryra” në Itali gjatë 5 viteve të fundit

Mashtrimi ndaj shtetit me fonde publike në Itali nga viti 2017 deri në 2021 llogaritet në rreth 34 miliardë euro, mesatarisht 7 miliardë në vit. Rreferuar hetimeve të Guardia di Finanza për këtë periudhë, rrjedhja e parave publike kalon përmes ryshfeteve, kompanive fiktive, kontratave të manipuluara, shpenzimeve të fryra të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe një rrjeti zyrtarësh publikë të korruptuar. Ana tjetër e medaljes janë rezultatet zyrtare, ku drejtësia ka arritur të sekuestrojë dhe rikuperojë vetëm një pjesë të vogël të parave të konstatuara, pak më shumë se 2 miliardë euro.
Dosjet e Guardia di Finanza zbulojnë se sa krimi prek xhepat e italianëve dhe sa persona janë të përfshirë. Sistemet e paligjshme në dëm të shpenzimeve publike dhe rrjedhimisht të qytetarëve, në këto pesë vite kanë çuar në denoncimin e 114.381 subjekteve.
Kontratat fiktive, ryshfetet dhe përgjegjësia administrative tatimore mbeten pikat më të nxehta, ku gjatë periudhës 2017-2021 thithën pothuajse shumën totale të evazionit të konstatuar. Më pas vijnë mashtrimet mbi fondet e ndërtimit, stimujt e biznesit, duke përfshirë grantet dhe kreditë e garantuara nga shteti të disbursuara gjatë periudhës së pandemisë, si dhe sektorët e bujqësisë dhe peshkimit.
Sipas hetimeve nga Guardia di Finanza, ryshfetet dhe kontratat fiktive kapin një vlerë totale prej 12.1 miliardë euro dhe në pesë vitet e fundit janë denoncuar 18.952 persona për këto vepra.
Ndërkohë, analizat e Njësisë së Informacionit Financiar (UIF) të Bankitalia, organit kundër pastrimit të parave, konfirmojnë gjithashtu një tendencë në rritje të fenomenit. 128 raporte për transaksione të dyshimta të autoriteteve vendore ju referuan drejtësisë në vitin 2021.
SCAN
Sondazh

Gjermania, masa për kursimin e gazit - Komisioni i ekspertëve harton draftin. Gati mbështetja për familjet dhe bizneset
Komisioni i ekspertëve në Gjermani, i ngarkuar me hartimin e planeve për të lehtësuar ndikimin e rritjes së çmimeve të gazit te konsumatorët, ra dakord për një......

Ngadalësohet aktiviteti ekonomik në Kinë - Investitorët përfitojnë, ndërsa bie çmimi i naftës në tregje
Çmimet e naftës ranë të hënën, për shkak se investitorët morën fitime pas një raporti për ngadalësimin e aktivitetit ekonomik në Kinë, importuesi më i madh në......

FMN kundër amnistisë fiskale. Por propozon një alternativë: Të zëvëndësohet me "Program Deklarimi Vullnetar", por me 2 kushte
Fondi Monetar Ndërkombëtar vijon të mbetet i pandryshuar në qendrimin kundër realizimit të një amnistie fiskale sipas variantit të qeverisë, të publikuar në......

Panele diellore për ministritë - Vetëprodhim i energjisë, borxhet e institucioneve ndaj OSHEE-së kanë arritur 5 miliardë lekë
Në tarracat e kryeministrisë dhe ministrive të linjës do të instalohen panele fotovoltaike. Këshilli i Ministrave ka autorizuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit,......

Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare me paratë që po arkëton nga rritja e çmimeve? FMN sugjeron 3 rrugë
Në kushtet e rritjes së çmimeve, që një ndër rrjedhojat që ka është edhe rritja e të ardhuarve në arkën e shtetit, Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron......

Do të investojë 10 miliardë euro në energjinë e gjelbër - Shoqëria më e madhe e energjisë në Gjermaninë Lindore me një plan tranzicioni
Kriza energjetike e shtyu Gjermaninë të rikthejë sa më shumë termocentrale me qymyr në një afat të afërt. Megjithatë, kompanitë e karburanteve fosile janë ende......

Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët të shqetësuar për rritjen e tensioneve gjeopolitike me Rusinë
Tregu i monedhave e ka nisur javën në qëndrueshmëri, por të dhënat pozitive mbi punësimin në SHBA kanë përforcuar pritshëmritë se Rezerva Federale do të vijojë......

Tregjet europiane, në rënie - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke vijuar ndjenjën negative globale, pas të dhënave mbi punësimin në SHBA që sugjerojnë se......