350 milionë euro për përballimin e krizës - Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton paketën financiare për qytetarët dhe bizneset

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një sërë masash të reja për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, në vlerë mbi 350 milionë euro.
Sipas kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, kjo paketë financiare që është një mbështetje totale për tejkalimin më të lehtë të krizës deri tani e çon shumën totale në 750 milionë euro. Sipas tij, mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve, mbetet prioritet.
“Po e menaxhojmë mirë buxhetin dhe ua kthejmë paratë qytetarëve, veçanërisht kategorive më të rrezikuara. Kemi bërë konsultime të thella me ekspertë, punëdhënës, oda ekonomike dhe pensionistë. Kemi finalizuar masat për të mbështetur qytetarët dhe kompanitë, por nga sot do të punojmë edhe më me përkushtim për tejkalimin e krizës”, theksoi Kovaçevski.
Ndihma financiare do të jetë në dispozicion për të gjitha kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe pensionistët. Lehtësimi i aksesit në kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, mbi 470 shkolla fillore dhe të mesme futen në tregun e rregulluar të energjisë elektrike.
Do të jepen kuponë me ndihmë financiare prej 3 mijë denarë në katër muajt e ardhshëm për kategoritë e rrezikuara, rastet sociale, si dhe për pensionistët, që konsiderohen se janë rreth 42 mijë qytetarë, e për të cilët do të financohen mbi 8 milionë euro.
Duke filluar nga muaji I ardhshëm, financimi për pensionistët arrin në mbi 12.2 milionë euro.
SCAN
Sondazh

“Frenon” industria në Francë - Banka Qendrore: Rritja e çmimeve të energjisë po ndikon gjithnjë e më shumë
Zgjerimi i aktivitetit industrial francez është ndalur përballë shtimit të pasigurisë dhe rritjes së çmimeve të energjisë, sipas anketës mujore të biznesit të......

Rritja e çmimeve të energjisë - Von der Leyen: Brenda dy javëve, propozimi ynë për të frenuar rritjen
"Komisioni Europian do të dalë brenda dy javëve të ardhshme me një propozim për të frenuar rritjen e çmimeve të energjisë. Qëllimi është të ulim çmimet në një......

Mashtrim ndaj shtetit për 34 miliardë euro - Kontratat, korrupsioni dhe shpërblimet e “fryra” në Itali gjatë 5 viteve të fundit
Mashtrimi ndaj shtetit me fonde publike në Itali nga viti 2017 deri në 2021 llogaritet në rreth 34 miliardë euro, mesatarisht 7 miliardë në vit. Rreferuar......

Gjermania, masa për kursimin e gazit - Komisioni i ekspertëve harton draftin. Gati mbështetja për familjet dhe bizneset
Komisioni i ekspertëve në Gjermani, i ngarkuar me hartimin e planeve për të lehtësuar ndikimin e rritjes së çmimeve të gazit te konsumatorët, ra dakord për një......

Ngadalësohet aktiviteti ekonomik në Kinë - Investitorët përfitojnë, ndërsa bie çmimi i naftës në tregje
Çmimet e naftës ranë të hënën, për shkak se investitorët morën fitime pas një raporti për ngadalësimin e aktivitetit ekonomik në Kinë, importuesi më i madh në......

FMN kundër amnistisë fiskale. Por propozon një alternativë: Të zëvëndësohet me "Program Deklarimi Vullnetar", por me 2 kushte
Fondi Monetar Ndërkombëtar vijon të mbetet i pandryshuar në qendrimin kundër realizimit të një amnistie fiskale sipas variantit të qeverisë, të publikuar në......

Panele diellore për ministritë - Vetëprodhim i energjisë, borxhet e institucioneve ndaj OSHEE-së kanë arritur 5 miliardë lekë
Në tarracat e kryeministrisë dhe ministrive të linjës do të instalohen panele fotovoltaike. Këshilli i Ministrave ka autorizuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit,......

Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare me paratë që po arkëton nga rritja e çmimeve? FMN sugjeron 3 rrugë
Në kushtet e rritjes së çmimeve, që një ndër rrjedhojat që ka është edhe rritja e të ardhuarve në arkën e shtetit, Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron......