Shqipëria Postuar më 10 October 2022, 14:13

Shqipëria jo recesion, por çmime të larta deri në 2024 - FMN lë detyra: Strategji të reja afatmesme, të mbahet në kontroll deficiti e borxhi publik

Nga SCAN TV
Shqipëria jo recesion, por çmime të larta deri në 2024 -

Ekonomia shqiptare me shumë gjasa nuk do të bjerë në recesion, edhe nëse kjo ndodh në vendet e BE-së, ndërkohë që familjet do të përballen me ccmime të larta të paktën deri në gjysmën e parë të vitit 2023. Në një konferencë të përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Ministrinë e Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se inflacioni parashikohet të bjerë në nivelin 3% vetëm në vitin 2024.

Në të njëjtën linjë ishin edhe parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit gjenden në Shqipëri prej dy javësh. Shefja e FMN-së në Tiranë, Yan Sun tha se Shqipëria duhet të adresojë shpejt disa prej parametrave kyccë, si deficitin buxhetor, borxhin publik, mbështetjen e targetuar të shtresave në nevojë, ndërkohë që foli për dosmosdoshmërinë e hartimit të strategjive të reja afatmesme.

Kreu i misionit të FMN vuri shumë pikëpyetje edhe mbi amnistinë fiskale që po përgatit Qeveria, duke u shprehur se Shqipëria nuk ka kapacitetet për të garantuar se përmes saj nuk do ligjërohen pasuri të dyshimta, në një kohë që foli edhe për mesazhin negativ që u jepet bizneseve të ndershme.

Lorenc Rabeta / SCAN

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......