Shqipëria Postuar më 10 October 2022, 14:16

KESH, 12 miliardë lekë humbje - Shifrat për 6-mujorin/ Korporata parashikonte mbylljen me 667.7 milionë lekë fitim  

Nga SCAN TV
KESH, 12 miliardë lekë humbje - Shifrat për 6-mujorin/ Korporata

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka mbyllur 6-mujorin e parë të këtij viti me 12 mld lekë humbje, në ndryshim nga plani i miratuar ku parashikohej fitim në masën 667.7 mln lekë. Ky rezultat financiar ka ardhur si pasojë e rritjes me 11 mld lekë të shpenzimeve për blerje energjie, që sipas KESH për periudhën janar - qershor arritën në 21.12 mld lekë, nga 9.98 mld lekë që ishte programi 6-mujor i miratuar.

Paralelisht, edhe të ardhurat e realizuara për periudhën 6 - mujore janë më të ulta, në raport me ato të parashikuara. Më konkretisht KESH raporton të ardhura nga shitja e energjisë në masën 12.13 mld lekë, nga 14.22 mld lekë që ishte parashikimi.  Ndryshimi më i madh në të ardhura ka ardhur nga shitjet e energjisë për klientët tarfiorë të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Ndër të tjra, këtu përfshihen bizneset e lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV të cilët u nxorrën në tregun e liberalizuar në janar të këtij viti.

KESH parashikonte të arkëtonte 6.23 mld lekë nga shitjet e energjisë për këtë kategori, por të dhënat e 6 - mujorit tregojnë se janë arkëtuar 4.06 mld lekë. Kjo nënkupton se kërkesa për energji eletkrike për këtë kategori ka qenë më e ulët.

Kjo rënie mund të ketë ardhur për faktin se një numër i madh biznesesh po orientohen drejt vetëprodhimit të energjisë elektrike, përmes instalimit të paneleve diellore apo e uljes së konsumit nga ana e bizneseve, që operojnë në treg.

Një tjetër arsye mund të jetë shkëputja e një pjese të bizneseve nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që luan rolin e FMF-së, duke zgjedhur një tjetër furnizues, edhe pse çmimet e larta të energjisë i kanë vendosur në kushte jokonkurruese këta të fundit.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......