Pastrimi i parave, bankat subjekti më i kontrolluar por edhe barriera kryesore! Spiro Brumbulli: Raportohet çdo derdhje mbi 1 Mln lekë, hetohet çdo transaksion i paqartë

Bankat në Shqipëri, rezultojnë të jenë subjektet më të kontrolluara por edhe më aktive njëkohësisht, në luftën kundër pastrimit të parave. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave Spiro Brumbulli thotë se bankat janë të detyruara që të aktivizojnë mekanizmin e raportimit dhe verifikimit të mëtejshëm për çdo derdhje cash mbi 1 milionë lekë, qoftë kjo e justifikuar me dokumentacionin përkatës apo jo.
"Është realitet që mbrojtja e parë ku parandalohet pastrimi i parave është sporteli i bankës. Bankat, për çdo transaksion mbi 1 milion lekë janë të detyruara që t’i raportojnë, pavarësisht janë apo nuk janë të sakta. Ti mund t’i kesh shumë të rregullta 1 milionë e 500 mijë lekë dhe bën deklaratën që janë nga burime të sigurta. Dhe banka e deklaron, e bën raportimin te Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Është kjo drejtori që bën verifikimin pastaj nëse kjo shumë është shumë që vjen nga burime të ligjshme apo vjen nga aktivitete të tjera, sipas informacione që ata marrin edhe nga institucione e tjera, është punë e tyre" deklaron Brumbulli per SCANTV.
Subjekt analizash të detajuara nga ana e departamenteve të specializuara të bankave bëhet çdo shumë e pajustifikuar nga historiku i subjekteve, ashtu si dhe transaksionet e pabazuara, të padokumentuara, apo jotipike.
Mekanizmi i fortë i kontrollit ka bërë që bankat të jenë çdo vit sinjalizuesit më të rëndësishëm në luftën kundër pastrimit të parave, duke mbajtur pjesën më të madhe të raportimeve që i shkojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

KESH, 12 miliardë lekë humbje - Shifrat për 6-mujorin/ Korporata parashikonte mbylljen me 667.7 milionë lekë fitim
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka mbyllur 6-mujorin e parë të këtij viti me 12 mld lekë humbje, në ndryshim nga plani i miratuar ku parashikohej......

Why big Albanian companies do not publish their annual data? — Out of 30 companies, only 1 with Albanian shareholders makes them publicly available regularly
The largest private taxpayers in Albania with Albanian ownership are reluctant to publish annual data. This standard is mainly applied by organizations that......

"Sistemi bankar i shëndetshëm, po krediton ekonominë” - Sejko: Presione të forta inflacionsite nga jashtë, do vijojmë masat për kontrollin e çmimeve
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, nënvizoi se institucioni që ai drejton do vijojë të marrë masat e nevojshme për mbajtjen nën kontroll të......

Shqipëria jo recesion, por çmime të larta deri në 2024 - FMN lë detyra: Strategji të reja afatmesme, të mbahet në kontroll deficiti e borxhi publik
Ekonomia shqiptare me shumë gjasa nuk do të bjerë në recesion, edhe nëse kjo ndodh në vendet e BE-së, ndërkohë që familjet do të përballen me ccmime të larta......

Miratohet buxheti i 2023/Ibrahimaj: Nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë. Për familjet vijojmë politikat mbështetëse në kuadër të krizës së çmimeve
Qeveria shqiptare ka miratuar projekt-buxhetin e vitit 2023, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë procedurave parlamentare të diskutimit në komisione dhe......

Çmim rekord për një diamant - Guri i çmuar shitet për mbi 57 milion dollarë!
Diamanti 11,15 karatësh Williamson Pink Star u shit për rreth 57,7 milionë dollarë (përfshirë çmimin e ankandit) në ankandin e Sotheby's Hong Kong. Çmimi i tij......

FMN për reformimin e energjisë: Të hiqen subvencionet me bazë të gjerë. Transparencë për drejtimin e ndërmarrjeve shtetërore të energjisë
“Luhatja në tregun global të energjisë nënvizon urgjencën e reformave vendimtare për ta sjellë sektorin e energjisë elektrike në qëndrueshëri financiare dhe......

350 milionë euro për përballimin e krizës - Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton paketën financiare për qytetarët dhe bizneset
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një sërë masash të reja për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, në vlerë mbi 350 milionë euro. Sipas......