Shqipëria Postuar më 11 Tetor 2022, 11:55

SCAN TV zbardh debatet për Fiskalen 2023, biznesi i pakënaqur - Qeveria dorështrënguar me lehtësimin e taksave, dorëlëshuar me gjobat, disa 10-fishohen

Nga SCAN TV
SCAN TV zbardh debatet për Fiskalen 2023, biznesi i pakënaqur -

Ka nisur këtë javë konsultimi i ndryshimeve fiskale që ka vendosur të ndërmarrë Qeveria për vitin e ardhshëm. Konsultim që është zbardhur nga Scan Televizion, nga i cili, duket se shoqatet e biznesit kanë dalë shumë të pakënaqura, duke parë nevojën për lehtësi fiskale që kanë aktauslisht sektorët për shkak të krizës globale. Përfaqësuesit që kanë qenë pjesë e konsultimit janë shprehur se Qeveria është treguar mjaft dorështrënguar për sa i përket lehtësive, dhe mjaft dorëlëshuar përsa i përket gjobave.

Mësohet se Ministria e Financave ka vendosur të heqë taksën e hirrës për industrinë e qumështit. Po ashtu ka vendosur të unifikojë akcizën e birrës, e cila aktualisht favorizon prodhuesit vendas, të cilët paguajnë gjysmën e vlerës që paguajnë importuesit.

Parashikohet nga Ministria e Financave edhe përjashtimi nga TVSH i akumulatorëve të energjisë, pajisje që përdoren për prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Mësohet se bizneset i kanë konsideruar minimale këto masa. Në rastin e paisjeve për prodhim energjie të rinovueshme, ata janë shprehur se duhet përjashtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të gjitha paisjet që përdoren përë këtë qëllim, duke parë edhe krizën globale.

Ndërkohë që për dy lehtësitë e tjera, përfaqësuesit e bizneseve janë shprehur se ato u vijnë në ndihmë një numri shumë të kufizuar kompanish, në një kohë që nevoja për lehtësi fiskale në kushtet e krizës shtrihet në ccdo sektor të ekonomisë.

Pakënaqësi janë shprehur nga përfaqësuesit e biznesit edhe sa u përket dhjetëfishimit të disa gjobave për evazion fiskal, sicc është mosdeklarimi i faturave. Shoqatat kanë pretenduar se është momenti për të lehtësuar bizneset, dhe jo për t’i vënë masa të ashpra shtrënguese.

Me shumë gjasa e njëjta pakënaqësi nga biznesi do shoqërojë edhe konsultimet në vijim, duke qenë se pritshmëri për më shumë lehtësi fiskale kanë qenë mjaft të larta duke parë klimën ekonomike të shkaktuar nga kriza globale e çmimeve.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......