Rajoni Postuar më 11 Tetor 2022, 11:32

Greqia, drejt parqeve eolike - Testohet me sukses, mbulohet i gjithë vendi me furnizim

Nga SCAN TV
Greqia, drejt parqeve eolike - Testohet me sukses, mbulohet i gjithë vendi

Burimet e rinovueshme mbuluan të gjithë kërkesën greke për energji elektrike të premten. Greqia arriti të mbulojë 100% të kërkesës kombëtare për energji elektrike duke përdorur vetëm burime të rinovueshme për një periudhë prej pesë orësh javën e kaluar.

Operatori i Pavarur i Transmetimit të Energjisë (IPTO) njoftoi se për herë të parë në historinë e rrjetit grek të energjisë elektrike, prodhimi nga burimet e rinovueshme arriti një nivel të ri historik (3,106 MW), duke tejkaluar kapacitetin neto të ngarkimit të sistemit, midis orës 11:00 dhe 16:00  në datën 7 tetor.

“Me ndërlidhjet e zbatuara në tokë dhe det, krijohen kapacitete të reja elektrike për depërtim edhe më të madh të burimet e rinovueshme të energjisë që do ta bëjnë përzierjen tonë energjetike edhe më të gjelbër në vitet e ardhshme” shkruan operatori i transmetimit të energjisë.

Operatori i Transmetimit të Energjisë theksoi nevojën për të zhvilluar dhe përforcuar më tej rrjetet e energjisë elektrike për të lejuar depërtimin edhe më të madh të përzierjes së energjisë nga burimet e rinovueshme.

Teksa e gjithë bota ëhstë prekur nga kriza ekonomike dhe energjitike, operatori i energjisë sugjeroi përdorimin më shumë të këtyre burime të rinovueshme. Sipas tij përfitimet për konsumatorët janë më të mëdha nga përdorimi i burimeve të rinovueshme, duke vënë në dukje se çmimi i paguar për prodhuesit e energjisë është 94 euro për megavat orë për parqet e erës, 190 euro/MWh për termocentralet e linjitit dhe 499 euro/MWh për termocentralet e gazit natyror. .

Parqet e reja me erë në Greqi që marrin pjesë në ankandin e fundit të Entit Rregullator të Energjisë (RAE)  do të hyjnë në punë në vitet e ardhshme do të jenë edhe më të lira, 58 euro/MWh.

Burimet e rinovueshme përbënin 46% të përzierjes së energjisë së Greqisë në tetë muajt deri në gusht të këtij viti, sipas institutit grek të klimës The Green Tank.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat