Europa Postuar më 11 October 2022, 12:01

Eksodi i tregut të punës në Britani - Ul normën e papunësisë në 3.5% në muajin gusht

Nga SCAN TV
Eksodi i tregut të punës në Britani - Ul normën e

Shkalla e papunësisë në Britani ra në nivelin më të ulët që nga viti 1974 në 3.5%, e nxitur nga një rritje rekord në numrin e personave që largoheshin nga tregu i punës. Numri i personave të klasifikuar si joaktivë, u rrit me 252,000 deri në maj, rritja më e madhe që nga fillimi i regjistrimeve në 1971, tha Zyra për Statistikat Kombëtare.

Banka e Anglisë, e cila po përpiqet të frenojë trazirat e tregut financiar të shkaktuar nga shkurtimet e pafinancuara të taksave të kryeministres së re Liz Truss dhe premtimet e saj për t'i dhënë fund stanjacionit të ekonomisë, është e shqetësuar se tkurrja e tregut të punës do të nxisë presionet inflacioniste.

Banka e Anglisë ka rritur normat e interesit nga 0.1% dhjetorin e kaluar në nivelin aktual prej 2.25%. Investitorët mendojnë për për një rritje me 1 pikë përqindje të normës së interesit më 3 nëntor.

Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin pritur që shkalla e papunësisë të qëndronte në 3.6%. Numri i personave të punësuar ra me 109,000 në periudhën qershor-gusht, më pak se një parashikim mesatar për një rënie prej 155,000 në sondazhin e Reuters.

Pagat pa përfshirë bonuset u rritën me 5.4%, norma e tyre më e lartë e rritjes që nga tre muajt deri në gusht 2021. Sondazhi i Reuters kishte treguar për një rritje pak më të vogël prej 5.3%.

Duke përfshirë bonuset, pagat u rritën me 6%, pak më shumë se parashikimi i sondazhit prej 5.9%. Por, pagat po rriten shumë më pak se inflacioni, që arriti në gati 10% në të dhënat më të fundit.

Numri i vendeve të lira të punës në periudhën korrik-shtator ra në 1.246 milionë, më i ulëti që nga fundi i vitit 2021, por ende i lartë sipas standardeve historike, duke nënvizuar problemet me të cilat përballen shumë punëdhënës.

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......