Nga rrjedh fjala ‘taksi’ dhe pse i quajmë kështu ende edhe sot?!

Ekzistojnë disa versione të origjinës së termit taksi. Ekziston një hipotezë e natyrës historike, e lidhur me sistemin e shpërndarjes së postës, e cila sheh si protagoniste familjen fisnike gjermane Thurn und Taxis (nga e cila rrjedh fjala "taksi").
Familja, me prejardhje nga princat e Perandorisë së Shenjtë Romake, që nga shekulli i pesëmbëdhjetë, kishte për detyrë të përhapte dhe menaxhonte sistemin postar në Europë dhe ruajti monopolin e saj deri në vitin 1866.
Por çfarë lidhje ka postimi me transportin privat të pasagjerëve? Para lindjes së mjeteve motorike, ata që kishin nevojë urgjente për të udhëtuar përdornin një karrocë me kuaj. Në fund të shekullit të 18-të, familja Thurn und Taxis, e cila menaxhonte mijëra karroca dhe kuaj me të cilët shpërndanin postën, e diversifikuan biznesin e tyre, duke i përdorur edhe për transportin e pasagjerëve.
Pak njerëz e dinë që familja fisnike, pioniere në sektorin e shpërndarjes së postës, ishte me origjinë italiane. Në fakt, në 1504 dy vëllezërit nga Bergamo Zanetto dhe Francesco Tasso morën monopolin e shërbimit postar në të gjithë perandorinë nga perandori Maximilian I i Habsburgut. Në fund të shekullit të 18-të, familja Tasso (e gjermanizuar në Thurn und Taxis) menaxhoi 20 mijë "mjeshtër poste", mijëra kuaj dhe kështjella dhe ishte një nga më të pasurat në Europë.
Një version i dytë, më filologjik i termit, nga ana tjetër, do të gjurmonte fjalën "taksi" nga taksa (kosto), që përmban fjala taksimetër, një shpikje e vitit 1891 nga gjermani Wilhelm Bruhn (1869-1951) e cila u përhap në të gjithë botën dhe është ende në përdorim sot.
Një hipotezë e tretë ia atribuon origjinën e "taksisë" mbiemrit grek tachus që do të thotë "i shpejtë", duke iu referuar karakteristikës së të qenit një mënyrë e shpejtë për të lëvizur.
Edel Strazimiri / SCAN

Eksodi i tregut të punës në Britani - Ul normën e papunësisë në 3.5% në muajin gusht
Shkalla e papunësisë në Britani ra në nivelin më të ulët që nga viti 1974 në 3.5%, e nxitur nga një rritje rekord në numrin e personave që largoheshin nga......

“SHBA dhe bota, në recesion për 9 muaj” - Paralajmërimi i drejtorit të Përgjithshëm të JPMorgan, Jamie Dimon
Shefi Ekzekutiv i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ekonomia globale mund të futen në një recesion nga mesi i......

Qeveria, detyrim HEC-eve për energjinë e prodhuar - Do ia shesin OSHEE-së me çmim të rregulluar. Emergjenca shtyhen deri në 30 qershor 2023
Qeveria ka shtyrë gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji deri në 30 qershor të vitit që vjen. Vendimi u miratua në mbledhjen e datës 10 tetor, teksa......

Jo vetëm bizneset, edhe Qeveria i “rri larg” Euros - 96% e borxhit të brendshëm u mor në Lek, vetëm 8 miliardë në monedhën europiane
Në një vit kur monedha e përbashkët evropiane është luahtur në nivelet me të ulëta historike, duket se nuk ka qenë vetëm biznesi ai që ka marrë masa për t’u......

SCAN TV zbardh debatet për Fiskalen 2023, biznesi i pakënaqur - Qeveria dorështrënguar me lehtësimin e taksave, dorëlëshuar me gjobat, disa 10-fishohen
Ka nisur këtë javë konsultimi i ndryshimeve fiskale që ka vendosur të ndërmarrë Qeveria për vitin e ardhshëm. Konsultim që është zbardhur nga Scan Televizion,......

Greqia, drejt parqeve eolike - Testohet me sukses, mbulohet i gjithë vendi me furnizim
Burimet e rinovueshme mbuluan të gjithë kërkesën greke për energji elektrike të premten. Greqia arriti të mbulojë 100% të kërkesës kombëtare për energji......

Rregullatori kinez i jep dritën jeshile financimit që synon prodhuesit koreanë të çipave!
Rregullatori i Kinës i ka dhënë dritën jeshile fondit të parë të përbashkët të vendit që synon prodhuesit kryesorë të çipeve kineze dhe koreano-jugore, tha një......

Portugalia lëshon ‘vizën dixhitale nomade’ – Aplikimi përfshin punëtorët në distancë që fitojnë 2,750 dollarë në muaj
Portugalia kohët e fundit ka lëshuar kërkesat për "vizën dixhitale nomade", duke lejuar punëtorët e largët që bëjnë katërfishin e pagës minimale të saj......