Kush “fshihet” pas kompanive ‘offshore’ të kontratave publike? Koncesionet në sitë. Synim identifikimi i pronarëve në parajsa fiskale
Në Kuvend është depozituar një nismë ligjore që synon të rrisë transparencën e atyre që përfitojnë nga fondet publike. Në ligjin aktual, lejohet që një pjesë e kuotave aksionarë të kompanive që përfitojnë fonde publike, marrin pjesë në tenderë apo kanë kontrata koncesionare, të kenë si përfitues fundorë individë të regjistruar në ndonjë nga parajsat fiskale.
Nisma e Agron Shehajt ka marrë mbështetjen e një grupi deputetësh dhe është kaluar për shqyrtim në Kuvend.
Në relacionin e saj evidentohet se qëllimi është ndalimi i përfitimit të fondeve publike nga operatorë ekonomikë për të cilën nuk është i mundur identifikimi i pronarëve si dhe të ndalojë përfitimin e tyre nga deputetët, zyrtarët, personat e lidhur me ta apo ata që janë të dënuar penalisht.
Nisma ligjore synon zbatueshmërinë e detyrimit të transparencës edhe për kontrata ekzistuese publike të cilat kanë pronarë fundorë të paidentifikueshëm duke mos pasur asnjë informacion në lidhje me përfituesit fiundore të tyre, veçanërisht ato kontrata publike që janë të zgjatura në kohë dhe kanë efekte të konsiderueshme për fondet publike.
Për këto subjekte të cilat nuk janë identifikuar pronarët përfitues, ligji ju jep një afat për deklarimin e tyre apo për ndryshimin e strukturës organizative dhe vedimmarrëse të këtyre me qëllim evidentimin e përfituesve të vërtetë. Në të kundërt do të aplikohen sanksione.
Në propozimin ligjor nuk mohohet synimin që në një të ardhme të afërt edhe ndalimi me ligj i lidhjes së kontratave me fonde publike me kompani guacka (offshore).
Në vitin 2022, në Shqipëri është miratuar ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, i ndryshuar, ku synohet t’i jepet zgjidhje situatës së transparencës së kompanive që përfitojnë fonde publike.
SCAN
Sondazh

Më shumë burra me arsim të punësuar në TIK se sa gra - Në Europë të rinjtë zënë shumicën e vendeve të punës
Ndërsa shumë fusha të ndryshme të arsimit janë të vajza dhe gra duket se Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit nuk është shumë e preferuar për to në......

KESH: 5 vjet, çmim fiks për blerje energjie - Planet/ Kontratë afatgjatë me prodhuesit, mund ta sigurojmë me 270 euro/MWh
Korporata Elektorenergjetike Shqiptare planifikon të kryejnë një blerje energjie afatgjatë për 5 vite. Ky veprim argumentohet me nevojën për menaxhimin e......

Një qytet lundrues me 250 mijë njerëz - U krijua nga Aztekët më shumë se 700 vjet më parë! (FOTOT)
Kopshtet lundruese të Xochimilco, 28 km në jug të qendrës historike të qytetit të Meksikos janë një fermë-ishull e krijuar nga njeriu, një nga mbetjet e fundit......

Banka e Anglisë në lëvizje të re emergjente për të qetësuar tregjet!
Banka e Anglisë ka paralajmëruar për një "rrezik material" për stabilitetin financiar pasi bëri një lëvizje të re emergjente për të qetësuar tregjet. Ajo......

Kush janë 7 qytetet kryesore të lojërave të fatit në botë me kazinotë më të mëdha – Ja renditja
Asgjë nuk mund të përputhet me shkëlqimin dhe magjepsjen e një vendi kazinoje. Megjithëse bixhozi në një kazino është një përvojë e pakrahasueshme në......

Nga rrjedh fjala ‘taksi’ dhe pse i quajmë kështu ende edhe sot?!
Ekzistojnë disa versione të origjinës së termit taksi. Ekziston një hipotezë e natyrës historike, e lidhur me sistemin e shpërndarjes së postës, e cila sheh si......

Eksodi i tregut të punës në Britani - Ul normën e papunësisë në 3.5% në muajin gusht
Shkalla e papunësisë në Britani ra në nivelin më të ulët që nga viti 1974 në 3.5%, e nxitur nga një rritje rekord në numrin e personave që largoheshin nga......

“SHBA dhe bota, në recesion për 9 muaj” - Paralajmërimi i drejtorit të Përgjithshëm të JPMorgan, Jamie Dimon
Shefi Ekzekutiv i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ekonomia globale mund të futen në një recesion nga mesi i......