Nissan humb 687 milionë dollarë në Rusi - Kompania do ja shesë shtetit rus për 1 euro asetet, për ta riblerë biznesin brenda 6 viteve

Kompania japoneze e prodhimit të makinave, Nissan do t'ia dorëzojë biznesin e saj në Rusi një entiteti shtetëror për 1 euro duke regjistruar një humbje prej rreth 687 milionë dollarë. Vendimi shënon daljen e fundit të kushtueshme nga Rusia të një kompanie globale. Marrëveshja do t'i japë Nissan të drejtën për të blerë biznesin brenda gjashtë viteve, tha ministria ruse e industrisë dhe tregtisë.
Shitja do të përfshijë fabrikën e makinave të Nissan dhe objektet kërkimore në Shën Petersburg, si dhe qendrën e saj të shitjes dhe marketingut në Moskë.
Nissan kishte pezulluar prodhimin në fabrikën e Shën Petersburg në mars për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit. Që atëherë, kompania dhe njësia e saj vendore kishin monitoruar situatën. Partneri i vogël i aleancës, “Mitsubishi Motors”, po konsideron gjithashtu daljen nga Rusia, por një zëdhënës i Mitsubishi tha se asgjë nuk ishte vendosur.
Marrëveshja shënon daljen më të fundit të kompanisë së madhe që kur Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt dhe pasqyron një lëvizje të partnerit të saj të aleancës Renault, e cila shiti pjesën më të madhe të aksioneve të saj në prodhuesin rus të automjeteve AvtoVAZ tek një investitor rus në maj.
Largimi vjen pasi Nissan ka nisur një ndryshim të madh në marrëdhëniet e saj me Renault. Partnerët thanë se ishin në bisedime për të ardhmen e aleancës së tyre, duke përfshirë Nissan dhe konsideruar investimin në një sipërmarrje të re të automjeteve elektrike nga Renault.
Renault, e cila zotëron 43% të Nissan, vlerësoi se vendimi i partnerit të saj japonez do të çonte në një humbje prej 331 milionë euro në të ardhurat e saj neto për gjysmën e dytë të 2022.
SCAN
Sondazh

“Super-kamera”, sensorë, lexues targash e sisteme “hi tech” në akset kryesore të Shqipërisë. Projekti për Qendrën e Monitorimit të Trafikut
Shqipëria po bëhet gati të aplikojë një sistem inteligjent të monitorimit të trafikut rrugor. Sistemi parashikon vendosjen e kamerave dhe sensorëve të......

Kush “fshihet” pas kompanive ‘offshore’ të kontratave publike? Koncesionet në sitë. Synim identifikimi i pronarëve në parajsa fiskale
Në Kuvend është depozituar një nismë ligjore që synon të rrisë transparencën e atyre që përfitojnë nga fondet publike. Në ligjin aktual, lejohet që një pjesë e......

Më shumë burra me arsim të punësuar në TIK se sa gra - Në Europë të rinjtë zënë shumicën e vendeve të punës
Ndërsa shumë fusha të ndryshme të arsimit janë të vajza dhe gra duket se Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit nuk është shumë e preferuar për to në......

KESH: 5 vjet, çmim fiks për blerje energjie - Planet/ Kontratë afatgjatë me prodhuesit, mund ta sigurojmë me 270 euro/MWh
Korporata Elektorenergjetike Shqiptare planifikon të kryejnë një blerje energjie afatgjatë për 5 vite. Ky veprim argumentohet me nevojën për menaxhimin e......

Një qytet lundrues me 250 mijë njerëz - U krijua nga Aztekët më shumë se 700 vjet më parë! (FOTOT)
Kopshtet lundruese të Xochimilco, 28 km në jug të qendrës historike të qytetit të Meksikos janë një fermë-ishull e krijuar nga njeriu, një nga mbetjet e fundit......

Banka e Anglisë në lëvizje të re emergjente për të qetësuar tregjet!
Banka e Anglisë ka paralajmëruar për një "rrezik material" për stabilitetin financiar pasi bëri një lëvizje të re emergjente për të qetësuar tregjet. Ajo......

Kush janë 7 qytetet kryesore të lojërave të fatit në botë me kazinotë më të mëdha – Ja renditja
Asgjë nuk mund të përputhet me shkëlqimin dhe magjepsjen e një vendi kazinoje. Megjithëse bixhozi në një kazino është një përvojë e pakrahasueshme në......

Nga rrjedh fjala ‘taksi’ dhe pse i quajmë kështu ende edhe sot?!
Ekzistojnë disa versione të origjinës së termit taksi. Ekziston një hipotezë e natyrës historike, e lidhur me sistemin e shpërndarjes së postës, e cila sheh si......