Shqipëria Postuar më 12 October 2022, 10:51

Starton reality show “Shopping Time” në SCAN TV - Nga e hëna në të premte nën drejtimin e moderatores Jenida Vladi

Nga SCAN TV
Starton reality show “Shopping Time” në SCAN TV - Nga e

Ka startuar në SCAN TV emisioni më i ri për të gjitha femrat dhe meshkujt që kanë passion modën, reality show SHOPPING TIME, nën drejtimin e moderatores Jenida Vladi.

Nga e hëna në të premten në orën 18:00 dhe të dielën në orën 20:00 Scan TV, pjesë e Balfin Group sjell formatin më të ri televiziv dedikuar stilit në të cilin çdo javë konkurentët sfidojnë veten në artin e blerjes.

Shopping time nuk ka kufizim në moshë dhe profesion duke ftuar kështu çdo person që ka passion stilin dhe modën të marrin pjesë.

Kandidatët paraqesin stilin e tyre dhe përjetojnë një përvojë të veçantë shopping në ambiente dhe rrethana surprizë që përcakton Produksioni. Të 5 personazhet vendosen në të njëjtën rrethanë. Të zgjedhin veshjet në subjekte të përcaktuara nga Produksioni, të zgjedhin aksesorë, të kujdesen për flokët dhe Make up-in. Përmes veshjes që përzgjedhin konkurentëve/eve ju jepet mundësia të flasin, duke iu përmbajtur 3 kritereve bazë që janë: koha, tema e javës dhe buxheti.

Por jo vetëm kaq, surprizat në këtë reality shoë nuk kanë të munguar. Ekspertët e  modës më në zë në Shqipëri dhe në rajon përzgjedhin fituesin e javës, pa cënuar kriteret sfiduese të produksionit.

Pas një gare gjatë ditëve të javës, konkurentët përballen në finale të dielën mbrëma për një fitues të vetëm i cili do të përfitojë një kupon prej 200 eurosh për të shpenzuar për të blerë veshje. Shopping Time ka për qëllim të shkojë përtej argëtimit, duke shërbyer si dritarja e kujtdo që dëshiron të mësojë si të përshtasë veshjen për takime/evente të jetës së përditshme, pa shpenzuar shuma marramendëse.

Shopping Time vetëm në Scan Tv nga e Hëna në të Premte në orën 18:00 dhe të dielën në orën 20:00.

SCAN

 

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......