Shqipëria Postuar më 12 Tetor 2022, 10:38

Rënie e fortë për Paundin britanik - Dobësohen edhe Dollari e Euro!

Nga SCAN TV
Rënie e fortë për Paundin britanik - Dobësohen edhe Dollari

Paundi britanik ka pësuar një rënie të fortë këtë mëngjes duke u blerë sot me 130.7 lekë dhe duke u shitur me 133 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ndërkaq ka regjistruar rritje të kuotës teksa blihet këtë të mërkurë me 119.5 lekë dhe shitet me 120.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Dollari amerikan gjithashtu sikurse Paundi ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 119.4 lekë dhe shitet me 120.5 lekë krahasuar me ditën e martë.

Referuar tregut të brendshëm valutor monedha europiane blihet sot me 116.3 lekë dhe shitet me 116.9 lekë duke mos pasur luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me dje.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat