Korridor hidrogjeni mes Europës Jugore dhe Veriore - Synohet furnizimi i Europës Veriperëndimore me 4.6 milionë ton hidrogjen

Krijimi i një korridori të gjelbër hidrogjeni me qëllim furnizimin e Europës Perëndimore deri në 2030 është qëllimi që ka mbledhur bashkë në një deklaratë disa nga kompanitë europiane të energjisë.
Firma e energjisë Cepsa me seli në Madrid ka dalë me një deklaratë ku bën të ditur se do të bashkëpunoj me Portin e Roterdamit për të zhvilluar "korridorin e parë të gjelbër të hidrogjenit midis Europës Jugore dhe Veriore", në shenjën më të fundit sesi sektori në zhvillim po tërheq interes nga kompani dhe organizata të mëdha.
Korridori i gjelbër i hidrogjenit synon të shfrytëzojë rrezet e diellit spanjolle dhe të dekarbonizojë veriun industrial të Europës.
Në një njoftim firma e energjisë Cepsa, e cila është e përfshirë në eksplorimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit natyror, tha se projekti do të krijojë "një zinxhir të gjelbër furnizimi me hidrogjen" midis Portit të Algeciras në Spanjën jugore dhe Roterdamit, qyteti holandez që është Porti më i madh i Europës.
“Marrëveshja përshpejton dekarbonizimin e industrisë së rëndë dhe transportit detar dhe mbështet pavarësinë energjetike dhe sigurinë e Europës. Bashkëpunimi është pjesë e ambicies së Roterdamit për të furnizuar Europën Veriperëndimore me 4.6 milionë ton hidrogjen të gjelbër deri në vitin 2030,” thuhet në deklaratën, e cila u publikua edhe nga Porti i Roterdamit.
Dy palët kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në lidhje me projektin. Aksionerët e Cepsa janë The Carlyle Group dhe Mubadala Investment Company Group.
Komisioni Europian ka thënë se dëshiron që 40 GW elektrolizues hidrogjeni të rinovueshëm të instalohen në BE deri në vitin 2030. Muajin e kaluar, presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen, shprehu mbështetje për hidrogjenin gjatë fjalimit të saj për gjendjen e Bashkimit Evropian.
SCAN
Sondazh

Për herë të parë në Europë: Amazon do të investojë 1 miliardë euro në automjete elektrike!
Amazon tha se planifikon të shpenzojë 1 miliardë euro, ose 972 milionë dollarë, për automjetet elektrike për flotën e saj europiane. Investimi do të rrisë......

Izraeli dhe Libani arrijnë një marrëveshje historike – I hapin rrugën kërkimeve potencialisht të pasura të gazit
Izraeli dhe Libani kanë arritur një marrëveshje historike, thanë liderët e secilës palë duke zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë për kufirin detar që përfshin......

Brent i Londrës, i qëndrueshëm pranë 94 dollarë - Çmimet, nën presion nga rritja e infektimeve në Kinë dhe frikës për recesion
Çmimet e naftës po shfaqen të qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rënie. Investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës, si......

Bursat europiane, në ditën e tretë në rënie - FMN ul parashikimin për ekonominë globale. Investitorët presin inflacionin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA. Indeksi......

Dollari forcon pozitat, pritet inflacioni në SHBA - Euro dhe Paundi britanik, në nivelin më të ulët në 2 javët e fundit
Dollari amerikan vijon të qëndrojë në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit, përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare. Në fokus do të jetë......

Starton reality show “Shopping Time” në SCAN TV - Nga e hëna në të premte nën drejtimin e moderatores Jenida Vladi
Ka startuar në SCAN TV emisioni më i ri për të gjitha femrat dhe meshkujt që kanë passion modën, reality show SHOPPING TIME, nën drejtimin e moderatores Jenida......

Rënie e fortë për Paundin britanik - Dobësohen edhe Dollari e Euro!
Paundi britanik ka pësuar një rënie të fortë këtë mëngjes duke u blerë sot me 130.7 lekë dhe duke u shitur me 133 lekë në raport me një ditë më parë sipas......

‘Puna nga shtëpia’ - Gjykata holandeze thotë se monitorimi i punëtorëve duke përdorur kamera në internet shkel të drejtat e tyre njerëzore
Revolucioni i punës në distancë i ka lënë disa kompani të pasigurta në mënyrën se si të menaxhojnë punonjësit që nuk janë më në gjendje t'i shohin fizikisht,......