Bota Postuar më 12 October 2022, 11:10

Brent i Londrës, i qëndrueshëm pranë 94 dollarë - Çmimet, nën presion nga rritja e infektimeve në Kinë dhe frikës për recesion

Nga SCAN TV
Brent i Londrës, i qëndrueshëm pranë 94 dollarë -

Çmimet e naftës po shfaqen të qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rënie. Investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës, si pasojë e një recesioni të mundshëm, dhe rritjes së infektimeve me Covid-19 në Kinë.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 94 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 89 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat ranë me rreth 2% në sesionin e kaluar. Fondi Monetar Ndërkombëtar uli parashikimin për rritjen ekonomike për këtë vit dhe për vitin e ardhdshëm, duke paralajmëruar për rreziqet e recesionit global.

Gjithashtu, FMN i bëri thirrje bankave qëndrore të vijojnë të luftojnë inflacionin, por kjo do ta ngadalësonte ndjeshëm ekonominë.

Çmimet e naftës po gjenden nën presion edhe nga rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë, që është konsumatori i dytë më i madh i naftës në botë. Qytetet më të mëdha kineze, duke përfshirë Shanghain dhe Shenzenit janë nën kufizime të ashpra, pasi infektimet e reja me Covid-19 kanë prekur nivelin më të lartë që nga gushti i këtij viti.

Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA për javën e kaluar, që publikohen në vonë gjatë ditës së sotme.

SCAN

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......