Bota Postuar më 12 October 2022, 11:09

Bursat europiane, në ditën e tretë në rënie - FMN ul parashikimin për ekonominë globale. Investitorët presin inflacionin në SHBA

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në ditën e tretë në rënie - FMN ul

Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA. Indeksi pan-Europian, Stoxx 600, po qëndron në rënie me rreth 0.4%, ndërsa sektori bankar realizon humbjet më të mëdha në rënie me rreth 1.1%.

Të martën, Fondi Monetar Ndërkombëtar uli parashikimin për rritjen ekonomike globale për vitin e ardhshëm, në 2.7%, 0.2 pikë përqindje më pak se parashikimi i korrikut, por shtoi se viti 2023 për milionë njerëz në botë do të jetë si një recesion. Ndërkohë, Banka e Anglisë ndërhyri sërish në tregun e obligacioneve për të vendosur rregull në tregjet britanike.

Ndër zhvillimet e tjera, Prodhimi i Brendshëm Bruto në Mbretërinë e Bashkuar u kontraktua me 0.3% gjatë muajit gusht, krahasuar me korrikun. Rënia e aktivitetit u kryesua nga dobësimi i sektorit të manifakturës.

SCAN

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......