Shqipëria Postuar më 12 October 2022, 13:45

Punonjës në autobusë për të numëruar njerëzit - Projekti i bashkisë së Tiranës, për 12 muaj do të monitorohen 15 linja

Nga SCAN TV
Punonjës në autobusë për të numëruar njerëzit

Në një kohë kur situata e urbanëve në kryeqytet prej vitesh vijon të jetë në gjendje të vështirë për shkak të tejmbushjes dhe frekuencës së tyre, Bashkia e Tiranës ka hapur  një tender për monitorimin dhe përmirësimin e këtij sektori.

Ky projekt në bashkëpunim me GIZ Gjerman, me objekt kryesor “Matjet perjodike të pasagjerëve në shërbimin e transportit publik qytetës” do të ketë vlerën e 4.1 milionë lekëve.

Projekti “Transporti i Qëndrueshëm Urban në Tiranë (SUTi)” do të shtrihet në një periudhë 12 mujore të ndarë në disa faza si monitorim I frekuencës së autobusëve, numri I qytetarëve frekuentues dhe kryerja e sondazheve përfundimtar.

Për realizimin e projektit do të ngrihet një grup pune i përbërë nga  1 ekspert, 2 supervizor, 2  monitorues ne Stacion , 1 ekspert IT për monitorimin e 15 linjave ekzistuese në kryeqytet në stacionet përkatëse.Të dhënat do të merren në çdo periudhë kohore - në mëngjes, në mbrëmje dhe në mesditë, duke përfshirë fundjavat.

Grupi i monitoruesëve do të ndahet në dy skuadra: Skuadra 1 do të përbëhet nga tetë survejues të ndarë në dy turne: do të përdorin një program (softuere) anketimi në telefon dhe do të udhëtojë në autobus për të regjistruar numrat e pasagjerëve që hipin dhe zbresin nga autobusi për çdo rrugë. Sondazhi do kryhet nga punonjësit e përcaktuar ku me sy të lirë do të numëroj numrin e personave që hypin dhe zbresin në cdo stacion dhe do ta shkruajnë në program.

Skuadra 2: do t qëndrojë në stacionet e përcaktuara nga Bashkia Tiranë dhe do të bëjë matjet e frekuencave në mënyrë manuale bazuar në një formular ku përcaktohet periudha kohore dhe linja që kalon.

Rezultatet e gjeneruara nga ky proces për transportin qytetës do të jenë: Profilet e linjave, shtrirja dhe vendndodhjet e stacioneve , shpejtësitë e operimit, volumet e hipjes dhe zbritjes në mjetet autobus të secilës linjë qytetës, shkalla mesatare e zënies së kapacitetit të mjeteve autobus, frekuencat e shërbimit.

Përgjatë periudhës 1 vjecare të kontratës kompania fituese duhet të realizojë 4 sondazhe të plota dy javore cdo 3 muaj.

SCAN

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......