Bota Postuar më 12 October 2022, 13:55

Biden, i ashpër me Arabinë Saudite - “Do të rishikojmë marrëdhëniet. U bashkuan me Rusinë për të ulur prodhimin e naftës”

Nga SCAN TV
Biden, i ashpër me Arabinë Saudite - “Do të rishikojmë

Gjatë një interviste për televizionin CNN, Presidenti i SHBA, Joe Biden, deklaroi se është momenti për të rishikuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite pasi mbretëria u bashkua me Rusinë për të ulur prodhimin e naftës, që ra ndesh me përpjekjet intensive të Shtëpisë së Bardhë për të parandaluar një vendim të tillë.

"Unë jam duke punuar, që kur Dhoma e Deputetëve dhe Senati të mblidhen të miratojnë vendimet e duhura ndaj Arabisë Saudite," tha Biden.

Vendimi i kartelit të naftës OPEC+, të udhëhequr nga Arabia Saudite, për të ulur prodhimin javën e kaluar, nxiti zemërimin e Shtëpisë së Bardhë, dhe zyrtarët thanë se Biden ishte personalisht i zhgënjyer duke e konsideruar vendimin “dritëshkurtër”.

Lëvizja, e cila erdhi tre muaj pasi Biden vizitoi Arabinë Saudite dhe u takua me liderin e saj de fakto, Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, pritet të rrisë çmimet e gazit dhe naftës pak javë përpara zgjedhjeve të gjysmës së mandatit në SHBA

“Le të kuptojmë se pse shkova në Arabinë Saudite. Nuk shkova për naftën, por i sigurova që nuk do të largoheshim nga Lindja e Mesme”, tha Biden.

Pasi arritën nivelet më të larta gjatë verës, çmimet e naftës ishin ulur vazhdimisht, duke i dhënë Biden dhe ndihmësve të tij kryesorë një pikë të fuqishme diskutimi në prag të zgjedhjeve.

Por një kombinim faktorësh, duke përfshirë rritjen e kërkesës dhe mirëmbajtjen në disa rafineri amerikane, ka bërë që çmimet të fillojnë të rriten përsëri. Vendimi i OPEC+ pritet të përkeqësojë më tej këta faktorë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......