Zbulohet rrjedhje nafte në tubacionin “Druzhba” - Linja që furnizon me naftë ruse pjesën më të madhe të Europës Qendrore

Polonia njoftoi të mërkurën se kishte zbuluar një rrjedhje në një nga tubacionet “Druzhba” që sillte naftë nga Rusia në Europë, duke shtuar se ndoshta ishte shkaktuar nga një aksident, megjithëse ngjarja mund të ngjallë ende shqetësime për sigurinë e furnizimeve energjetike të Europës.
Zbulimi i rrjedhjes në tubacionin kryesor që transporton naftë për në Gjermani, të cilën operatori polak PERN tha se e konstatoi të martën në mbrëmje, vjen pasi Europa përballet me një krizë të rëndë energjetike si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Moska, e cila ka ndërprerë furnizimet me gaz.
Sipas kompanisë PERN, ende nuk dihen shkaqet e sakta të rrjedhjes, që u zbulua në një pjesë të tubacionit rreth 70 kilometra nga qyteti polak Plock.
Tubacioni i naftës “Druzhba”, emri i të cilit do të thotë "miqësi" në rusisht, është një nga më të mëdhenjtë në botë, duke furnizuar naftë ruse në pjesën më të madhe të Europës Qendrore, përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Bjellorusinë, Hungarinë, Sllovakinë, Republikën Çeke dhe Austrinë.
Linja e dytë e gazsjellësit dhe elementët e tjerë të infrastrukturës së PERN po funksiononjnë normalisht.
Rafineria gjermane Schwedt, e cila furnizon 90% të karburantit në vend, ka qenë tërësisht e varur nga tubacioni Druzhba. Qeveria gjermane synon të eliminojë importet e naftës nga Rusia deri në fund të vitit. Por, në shtatë muajt e parë, Rusia ishte ende furnizuesi kryesor i saj, duke llogaritur pak më shumë se 30% të importeve të naftës.
Qeveria gjermane ka qenë në bisedime për të siguruar naftë nga Kazakistani për të furnizuar Schwedt, por edhe ajo naftë do të duhet të rrjedhë në Gjermani përmes tubacionit Druzhba.
SCAN
Sondazh

Ekonomia e Britanisë u tkurr me 0.3% në gusht - Kriza e kostos së jetesës ka goditur hotelet, restorantet dhe industrinë e argëtimit
Ekonomia e Britanisë u tkurr me 0.3% në muajin gusht, krahasuar me korrikun, e goditur nga dobësia në prodhim dhe nga puna e mirëmbajtjes që ngadalësoi......

Energjia, Greqia e treta më e shtrenjtë në BE - Megjithëse ka subvencionet më të larta të energjisë elektrike
Familjet greke paguajnë çmime shumë të larta për energjinë elektrike dhe gazin natyror në krahasim me të ardhurat e tyre reale, edhe pas subvencioneve të......

Gjoba të frikshme, moslëshim fature tatimore 15 mijë dolllarë - Zbardhet drafti i Ministrisë së Financave, cilat janë penalitetet që dhjetëfishohen
Pavarësisht pakënaqësive të shoqatave të biznesit, të cilat kërkojnë lehtësi fiskale për shkak të krizës së ccmimeve, Qeveria ka vendosur të ashpërsojë......

Inspektorët shtetërorë të pakualifikuar, ndryshon Ligji: Kontrollet jo më nga 1 person, por trupa me 3-5 specialistë. Jo më 100 mijë inspektime në vit
Qeveria po planifikon ndryshime rrënjësore në ligjin për Inspektimin Publik, me argumentin se aktualisht ky funksion shumë i rëndësishëm kryhet nga trupa të pa......

Punonjës në autobusë për të numëruar njerëzit - Projekti i bashkisë së Tiranës, për 12 muaj do të monitorohen 15 linja
Në një kohë kur situata e urbanëve në kryeqytet prej vitesh vijon të jetë në gjendje të vështirë për shkak të tejmbushjes dhe frekuencës së tyre, Bashkia e......

Goldman Sachs: Forcimi i dollarit do të thotë se investitorët duhet të përgatiten për më pak ritme shitjesh nga kompanitë S&P 500
Rezultatet tremujore të shitjeve që do të nisin nga Corporate America këtë javë duken në rrugën e duhur për të tejkaluar pritshmëritë me një ritëm më të ulët......

Korridor hidrogjeni mes Europës Jugore dhe Veriore - Synohet furnizimi i Europës Veriperëndimore me 4.6 milionë ton hidrogjen
Krijimi i një korridori të gjelbër hidrogjeni me qëllim furnizimin e Europës Perëndimore deri në 2030 është qëllimi që ka mbledhur bashkë në një deklaratë disa......

Për herë të parë në Europë: Amazon do të investojë 1 miliardë euro në automjete elektrike!
Amazon tha se planifikon të shpenzojë 1 miliardë euro, ose 972 milionë dollarë, për automjetet elektrike për flotën e saj europiane. Investimi do të rrisë......