Shqipëria Postuar më 12 Tetor 2022, 13:57

Godinë parkimi pranë stacionit të trenit Durrës - FSHZH, 582 milionë lekë tender. Stacione dhe parkime nëntokësore edhe në Vlorë

Nga SCAN TV
Godinë parkimi pranë stacionit të trenit Durrës - FSHZH, 582

Për përmirësimin e situatës së trafikut në dy qytete turistike si Vlora e Durrësi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender për kijimin e godinave të parkimit dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Në vlerën e 582 milionë lekëve, ky projekt i ndarë në faza do të përfshijë “Ndërtimin e godinës së parkimit pranë Stacionit të trenit, Durrës dhe punime plotësuese në Parkimin publik nëntokësor i Qendrës Multifunksionale, Vlorë”. I gjithë projekti zhvillohet sipas FSHZH për “Ndërhyrje për ndërtimin e Infrastrukturës së Transportit, Parkimeve, Stacioneve multimodela, moleve, etj,”

Kjo ndërhyrje në nivel rajonal ka si synim përmirësimin e sistemit të transportit në përgjithësi: parkime, stacione multimodale, rrugë bicikletash, stacione autobuzi etj.

Teksa këto dy qytete e kanë shërbimin e  parkimit një sfidë përgjatë sezonit turistik, sipas Fondit, në nivel vendor infrastruktura e transportit publik në afatgjatë ka nevojë për transformime rrënjësore duke e bërë metodën më të përdorur si për transport urban ashtu edhe për atë interurban, duke nisur si fillim me përmirësimin e sistemit të parkimit në zona me fluks të madh.

Konkretisht do të kryhen këto punime:  Ndërtimin dhe rikonstruksionin e strukturave me funksion parkim për automjete. Përmirësimin e aksesibilitetit për hyrjen dhe daljen e automjeteve nga sheshi para stacionit të trenit si edhe nga rruga e doganes Durrës  si dhe pranë qendrës historike ,Vlorë , ndërtimin e hapësirave me funksion zyra në shërbim të administratës dhe shërbimeve të lidhura me menaxhimin e trafikut; vendosjen e ekraneve ledëall të integruar për reklamim, përmisimin e aksesibilitetit me rrjetin kryesor rrugor minimalisht ne 2 drejtime;

Ndërtimi e sistemeve për parkimin e automjeteve (sensore parkimesh, server/ datacenter, sistem trau ujle ngritje per automjete dhe biletari elektronike për hyrje/daljet në parkim), vendet e bicikletave për dhënie me qera etj.

Projekti cilësohet me rëndësi në tender për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në nivel rajonal dhe lokal, pasi këto dy projekte janë në komplimentaritet me një sërë ndërhyrjesh të tjera që FSHZH po implementon në këto qytete.

Projekti impakton drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve të parkimit për turistët vendas dhe të huaj, banorëve, institucioneve, njësive të shërbimit në zonë, etj, lehtësimin e aksesit në zonat me potencial të lartë turistik si Durrësi dhe Vlora, lidhjen më të mirë me aksin kryesor ekzistues në zone. Fondi Shqiptar i Zhvillimit fton për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje në procedurën realizimin e punimeve në vijim.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat