Elon Musk lë klientët në “errësirë” - Shkarkon të gjithë punonjësit e departamentit të karikimit të makinave

Vendimi i papritur i Elon Musk për të pushuar nga puna punonjësit që drejtonin biznesin e karikimit të automjeteve elektrike të Tesla-s ka prekur edhe prodhuesit e tjerë të automjeteve që po përgatiteshin për të pajisur automjete të reja elektrike për klientët që të përdorin rrjetin Tesla Supercharger.
Për momentin, General Motors, Ford dhe prodhues të tjerë të automjeteve, që arritën marrëveshje vitin e kaluar për t'u dhënë klientëve akses në rrjet, thanë se nuk po ndryshojnë planet e tyre.
Vendimi i Tesla-s për të hapur rrjetin e saj për prodhuesit rivalë të automjeteve elektrike u përshëndet nga Presidenti i SHBA, Joe Biden, dhe bëri që Tesla të merrte subvencione federale për të zgjeruar shtrirjen e sistemit të saj të Standardeve të Karikimit në Amerikën e Veriut.
Vendimi i Musk për të shkarkuar kreun dhe të gjithë stafin që operonte dhe mirëmbante sistemin, shtoi pasigurinë për të ardhmen tek prodhuesit e tjerë të automjeteve dhe furnizuesit.
Por, Elon Musk deklaroi se po planifikon të zgjerojë rrjetin Supercharger, por me një ritëm më të ngadaltë për vendndodhje të reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese.
Disa drejtues të industrisë dhe analistë thanë se Musk mund të kishte shpërbërë ekipin ekzistuest të Supercharger për të ndërtuar një ekip më të dobët dhe më pak të kushtueshëm për të drejtuar operacionet. Megjithatë, Musk bëri të qartë në një telefonatë me analistët në fillim të këtij muaji se ai është i fokusuar në mundësitë në inteligjencën artificiale, robotikën dhe robotaksi autonome.
Tesla javën e kaluar raportoi fitime më të ulëta në tremujorin e parë dhe rënie të të ardhurave për herë të parë që nga viti 2021. Edhe pas një rritjeje gjatë javës së kaluar, aksionet e Tesla kanë rënë rreth 26% gjatë këtij viti.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Aksioni për ujrat e ndotura, Balluku: Përfundojmë më 15 maj - Pogradec, rreth 120 subjekte po vendosin impiantet e pastrimit të ujit
Deri në mes të muajit maj pritet të përfundojë aksioni kombëtar për venmdosjen e impianteve të trajtimit të ujrave të ndotura nga strukturat hoteliere e......

Denaj nga Gramshi: Kultivimi dhe përpunimi i bimëve medicinale po zhvillojnë ekonominë lokale!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bashkë me Drejtuesin Politik, Damian Gjiknuri dhe Kryetarin e Bashkisë së Gramshit, Besjan Ajazi,......

Nga sot, 5 shërbime te reja doganore përmes portalit eAlbania!
Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka 34 shërbime që mundësohen online. Dhe njofton se duke nisur nga dita e sotme qytetarët dhe bizneset mund......

Shqiptarët, së shpejti me letërnjoftim digjital - Projektligji/ Ndryshimet, në përputhje me rregulloren e BE
Përveç kartës fizike të identitetit, qytetarëve shqiptarë do t'u krijohet mundësia që të pajisen edhe me letërnjoftim digjital. Sapo është nxjerrë për......

Projeksionet/Pse pritshmëritë këtë vit janë për 14 milionë turistë? - Analiza e shifrave/ Kur mund të arrihet në nivelin e 20 milionëve?
Shqipëria është promovuar gjërësisht këto dy vitet e fundit dhe po vijon të promovohet, duke premtuar shifra rekord edhe për këtë vit. Numri i të huajve që......

Bankat dyfishojnë fitimet në vitin 2023 - Për shkak të ecurisë në rritje të të ardhurave neto nga interesat
Viti i kaluar ka qenë ndër më të mirët e sektorit bankar. Sipas drejtorit të Departamentit të Stabilitetit Financiar pranë Bankës së Shqipërisë, Klodion Shehu,......

Përfitimet nga regjistrimi i tokave bujqësore - Kreu i KASH, Rrapaj: Formalizimi do rrisë investimet dhe mundësojë kreditimin
Formalizimi apo regjistrimi i tokave bujqësore nuk është përmbyllur ende, ndërsa ajo që është bërë me dije nga Ministria e Buqjësisë është se 60 për qind e......

65 mijë vende pune në turizëm, paga 3-fish më të larta - Topuzi: Kujdes, Greqia mund të na marrë punonjësit që trajnojmë!
Në pritje të 14 milionë turistëve për këtë sezon turistik , kryetari i Shoqatës së Hoteleri- Turizmit Zak Topuzi, ka thënë se sfidë mbetet rritja e......