Shqipëria Postuar më 1 Maj 2024, 10:36

Aksioni për ujrat e ndotura, Balluku: Përfundojmë më 15 maj - Pogradec, rreth 120 subjekte po vendosin impiantet e pastrimit të ujit

Nga SCAN TV
Aksioni për ujrat e ndotura, Balluku: Përfundojmë më 15 maj

Deri në mes të muajit maj pritet të përfundojë aksioni kombëtar për venmdosjen e impianteve të trajtimit të ujrave të ndotura nga strukturat hoteliere e turistike. Gjatë inspektimit në Pogradec zv. kryeministërja Belinda Balluku tha se synimi nuk janë masat administrative, por përshpejtimi i punës në terren

"Besoj se deri në mes të muajit maj i gjithë aksioni në shkallë vendi të ketë përfunduar. Në një sinergji të plotë të biznesit dhe të institucioneve po synojmë të mbyllim aksionin për të mos krijuar shqetësime për pushuesit."

Instalimi i impianteve është parapërgatitja për pritjen e turistëve duke e mbrojtur mjedisin. Balluku paralajmëroi një sezon të mbarë këtë vit.

"Ne planifikojmë që këtë vit të kemi deri në 14 milion turistë, por ka shumë të ngjarë që parashikimet tona edhe të tejkalohen. Ndaj është shumë e rëndësishme ta mbyllim këtë aksion për të patur një turizëm të zhvilluar në harmoni me një mjedis të pastër."

Në brigjet e liqenit të Pogradecit janë rreth 120 subjekte hoteliere që po instalojnë impiantet e pastrimit të ujit. Procesi i punës po ndiqet nga task forca e drejtorisë së përgjithshme të ujësjellesave.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat