Denaj nga Gramshi: Kultivimi dhe përpunimi i bimëve medicinale po zhvillojnë ekonominë lokale!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bashkë me Drejtuesin Politik, Damian Gjiknuri dhe Kryetarin e Bashkisë së Gramshit, Besjan Ajazi, zhvilloi një bisedë me fermerët e Kushovës, një zonë e njohur për kultivimin e livandos, një bimë medicionale e kërkuar mjaft nga tregjet e huaja.
Rreth 80% e familjeve në këtë zonë e kanë të lidhur ekonominë familjare ngushtësisht me livandon, të cilën e kultivojnë e grumbullojnë në një sipërfaqe prej 400 hektarësh që shtrihet në gjithë Kushovën.
Gjatë këtij bashkebisedimi u diskutua mbi sfidat e sektorit dhe nevojën për forcimin e kapaciteteve të grumbullimit, magazinimit dhe përpunimit, për të rritur vlerën dhe cilësinë e produktit.
Ministrja Denaj u shpreh se në Skemën Kombëtare të këtij viti, i jemi përgjigjur nevojave imediate të sektorit duke shtuar masën e financimit për Bimët Aromatike dhe Medicinale, me 30 mijë lekë për hektarë dhe synojmë ta zgjerojmë edhe më tej mbështetjen tonë me ndërtimin e politikave efikase promovimin dhe financimin e sektorit.
"Duhet t’a adresojmë, sepse duhet patjetër që kjo pasuri kombëtare, që në në tregjet ndërkombëtare shitet shumë shtrenjtë, të mos shitet lirë, të mos rrijë e pambjellë, por njëkohësisht të filloj të përpunohet. Kështu që gjithë industria e përpunimit të bimëve medicinale është ajo që ne duhet t’a vendosim në fokus dhe unë si ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e kam prioritare. Kjo ishte arsyeja pse ne filluam të subvencionojmë këtë vit skemën e bimëve aromatike dhe medicinale", tha Denaj.
Ndërsa kryetari i Bashkise, Ajazi, tha se kjo zone eshte e njohur per kultivimin e bimeve medicinale, dhe vitet e fundit eshte promovuar brenda dhe jashte vendit, duke e shfrytëzuar këtë mundësi për zhvillim ekonomik, por edhe për turizëm.
"Pikërisht këtë vit ne bëjmë edhe Festivalin e Livandos. Aq emër ka marrë livando e Kushovës së Gramshit sa i kemi dedikuar edhe një aktivitet kulturor turistik për t’i ndërthurur bashkë me turizmin për të zhvilluar edhe më shumë turizmin dhe ekonominë lokale, sepse ky sektor një dhe turizmi janë dy rrugët e vetme, të cilët mund të zhvillojnë një ekonomi lokale", tha Ajazi.
E . S / SCAN
Sondazh

Nga sot, 5 shërbime te reja doganore përmes portalit eAlbania!
Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka 34 shërbime që mundësohen online. Dhe njofton se duke nisur nga dita e sotme qytetarët dhe bizneset mund......

Shqiptarët, së shpejti me letërnjoftim digjital - Projektligji/ Ndryshimet, në përputhje me rregulloren e BE
Përveç kartës fizike të identitetit, qytetarëve shqiptarë do t'u krijohet mundësia që të pajisen edhe me letërnjoftim digjital. Sapo është nxjerrë për......

Projeksionet/Pse pritshmëritë këtë vit janë për 14 milionë turistë? - Analiza e shifrave/ Kur mund të arrihet në nivelin e 20 milionëve?
Shqipëria është promovuar gjërësisht këto dy vitet e fundit dhe po vijon të promovohet, duke premtuar shifra rekord edhe për këtë vit. Numri i të huajve që......

Bankat dyfishojnë fitimet në vitin 2023 - Për shkak të ecurisë në rritje të të ardhurave neto nga interesat
Viti i kaluar ka qenë ndër më të mirët e sektorit bankar. Sipas drejtorit të Departamentit të Stabilitetit Financiar pranë Bankës së Shqipërisë, Klodion Shehu,......

Përfitimet nga regjistrimi i tokave bujqësore - Kreu i KASH, Rrapaj: Formalizimi do rrisë investimet dhe mundësojë kreditimin
Formalizimi apo regjistrimi i tokave bujqësore nuk është përmbyllur ende, ndërsa ajo që është bërë me dije nga Ministria e Buqjësisë është se 60 për qind e......

65 mijë vende pune në turizëm, paga 3-fish më të larta - Topuzi: Kujdes, Greqia mund të na marrë punonjësit që trajnojmë!
Në pritje të 14 milionë turistëve për këtë sezon turistik , kryetari i Shoqatës së Hoteleri- Turizmit Zak Topuzi, ka thënë se sfidë mbetet rritja e......

Investimet e huaja, ku renditet Shqipëria në rajon? - Mbajmë vendin e dytë me 1.49 miliardë euro. IHD, rritje në Ballkanin Perëndimor
Shqipëria së fundmi të ofron mundësi të shumta investimi edhe për sipërmarrësit e huaj. Referuar të dhënave të qëndrës Altax, në tre vitet e fundit, tendenca e......

Ku bie ndesh me Kushtetutën tatimi i profesioneve të lira? - Saraçi: Ligji është diskriminues. Pasojat do të jenë të rënda
Më 18 Qershor, Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim paditë e depozituara nga disa grupe interesi për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të......