Ekonomia turke rritet me 5.7% - Sfidë, ngadalësimi me partnerët tregtarë dhe tërmetet

Ekonomia e Turqisë u rrit me 5.7% në tremujorin e parë, në përputhje me pritshmëritë, e nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme. Rritja pritet të ngadalësohet gjatë pjesës tjetër të vitit pasi shtrëngimi agresiv monetar i bankës qendrore përballë inflacionit në rritje është duke e rënduar aktivitetin ekonomik.
Ministri i Financave Mehmet Simsek tha se falë politikave të parashikueshme të bazuara në rregulla, vendi po shkon drejt rritjes më të ekuilibruar dhe të qëndrueshme këtë vit.
Ekonomia e Turqisë u rrit me 4.5% në vitin 2023, 4% përgjatë tremujorit të parë të atij viti, pavarësisht një ngadalësimi në partnerët kryesorë tregtarë dhe tërmeteve shkatërruese në shkurt.
Banka qendrore rriti normën e saj të politikës me një total prej 4,150 pikësh bazë në një cikël shtrëngues që nga qershori i kaluar, më i fundit ishte në 50% në mars, duke përmendur përkeqësimin e perspektivës së inflacionit. Që atëherë, e ka mbajtur të qëndrueshme normën bazë dhe është zotuar të veprojë nëse perspektiva e inflacionit përkeqësohet.
Inflacioni vjetor pritet të arrijë rreth 75% këtë muaj, sipas një sondazhi të Reuters dhe bankës qendrore. Është parë një rënie në gjysmën e dytë për shkak të politikave më të shtrënguara. Në muajin prill, inflacioni vjetor shënoi vlerën 69.8% nga viti në vit.
Sipas Insitutit të Statistikave Turke, edhe me kushte më të shtrënguara monetare, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i tremujorit të parë u rrit me 2.4% nga tremujori i mëparshëm në bazë sezonale dhe të rregulluar sipas kalendarit.
Në tremujorin e parë, vlera e shtuar totale u rrit me 11.1% në ndërtim dhe 5.5% në informacion dhe komunikim.
SCAN
Sondazh

Rritje taksash në Rusi, 30 mld dollarë shtesë - Ndryshimet, ndihmesë për infrastrukturën dhe shpenzimet sociale
Rritjet e propozuara të taksave nga Rusia për kompanitë dhe të pasurit, të cilat mund të shtojnë 30 miliardë dollarë shtesë në të ardhurat buxhetore të vitit......

OPEC+ pritet të ulë prodhimin e naftës - Gjithshka vendoset në takimin e së dielës
OPEC+ po punon për një marrëveshje komplekse që do të arrihet në takimin e së Dielës, e cila do t'i lejojë grupit të zgjasë disa nga shkurtimet e thella të......

Nis reforma e inspektorateve - Pr/ligji në Konsultim Publik. Si do të përmirësohet klima e të bërit biznes?
Projektligji i cili u disktua gjerë edhe nga kryeministri Edi Rama për ngritjen e një inspektorati për klimën e biznesit tashmë është në Konsultim Publik. Ajo......

Flukset e kapitalit në tregjet në zhvillim - Pritet të arrijnë një shifër neto prej 903 miliardë dollarë në 2024
Ekonomitë e mëdha në zhvillim pritet të regjistrojnë rritje me gati një të tretën të flukseve hyrëse nëto të kapitalit këtë vit, në 903 miliardë dollarë,......

Fokusi i kreditimit, tregtia dhe ndërtimi - Rritet huaja e re në sektorët kryesorë të ekonomisë
Sipas shifrave të publikuara nga "Banka e Shqipërisë" mbi huanë e re për korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit ekonomik, në muajin......

Skemë korruptive në ujësjellësin e Vlorës - Balluku: Miliona lekë, në dëm të shërbimit. Rrezikohet furnizimi me ujë!
Punonjësit e ujësjellësit të Vlorës kanë ngritur një skemë korruptive, duke shkaktuar miliona lekë dëm në buxhetin e shoqërisë, çka rrezikon edhe furnizimin me......

“Garancia Sovrane, ende në letër” - “ProExport Albania”, thirrje BSH për ndërhyrje në kursin e këmbimit
Sasia e lartë e euros në treg është shoqëruar me forcimin e lekut gjatë muajve të fundit. Fluksi i turistëve, paraja informale apo evazioni fiskal, janë disa......

PD harton programin ekonomik - Taksë e sheshtë 10% mbi kapitalin, taksë e shitjes së pronës 2%
Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes pranë Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, janë në përmbyllje të hartimit të......