Drutë e zjarrit, përjashtim nga TVSH-ja - Pr.ligji: Mbrojtje dhe mbështetje e individëve në kushtet e krizës energjetike

Përjashtim nga TVSH-ja në import dhe furnizim i druve të zjarrit për ngrohje për vitin 2023”. Rritja e çmimeve të këtij burimi energjie duket se ka detyruar qeverinë të kërkojë lehtësime në taksa, duke ndërhyrë në ligjin ”Për tatimin mbi vlerën e shtuar”. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, qëllimi i këtij propozimi është mbrojtja dhe mbështetja e individëve në kushtet e krizës energjitike.
Sipas dokumentit, të siguruar nga TV SCAN drutë e zjarrit të destinuara për ngrohje janë një zëvëndësues i afërt i ngrohjes me energji elektike. Për këtë qëllim, këta artikuj propozohet të jenë pa TVSH si në import ashtu dhe brenda vendit, duke mos rënduar konsumatorin final. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, rezulton se TVSH e paguar në import për tre vitet e fundit është rreth 7 mln në vit. Sa i takon masës së TVSH-së, eksporti trajtohet me TVSH-në 0, ndërkohë që shitja brenda vendit apo importi trajtohet shkallë normale të TVSH-së, 20%.
“Në këto kushte propozohet që furnizimi brenda vendit dhe në import i artikujve të përfshira në kreun 4401 të Nomenklaturës së Mallrave, që kanë si qëllim përdorimin për ngrohje, për vitin 2023 të jenë të përjashtuara nga TVSH- ja.
Referuar nomenklaturës të mallrave, kreu që propozohet të përjashtohet nga TVSH-ja përfshin drurin si lëndë djegëse, në kërcunj, kopaçe, degë, shkarpa apo në forma te ngjashme; druri në ashkla apo në copa si dhe tallashi, mbetje dhe kthime te drurit, nëse janë apo jo të aglomeruar në briketa, sfera apo në forma të ngjashme.
Ndërkaq, relacioni i projektligjit specifikon se në këtë fazë, efekti i parashikuar në buxhetin e shtetit nuk mund të matet.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Energjia e tregtuar në bursë, “zero” tvsh - Propozimi i qeverisë për paketën fiskale 2023: Garanton tregtimin në treg të organizuar
Energjia e importuar që do të tregtohet përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike do të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar”. Ky është një......

Godinë parkimi pranë stacionit të trenit Durrës - FSHZH, 582 milionë lekë tender. Stacione dhe parkime nëntokësore edhe në Vlorë
Për përmirësimin e situatës së trafikut në dy qytete turistike si Vlora e Durrësi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender për kijimin e godinave të......

Biden, i ashpër me Arabinë Saudite - “Do të rishikojmë marrëdhëniet. U bashkuan me Rusinë për të ulur prodhimin e naftës”
Gjatë një interviste për televizionin CNN, Presidenti i SHBA, Joe Biden, deklaroi se është momenti për të rishikuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite pasi......

Zbulohet rrjedhje nafte në tubacionin “Druzhba” - Linja që furnizon me naftë ruse pjesën më të madhe të Europës Qendrore
Polonia njoftoi të mërkurën se kishte zbuluar një rrjedhje në një nga tubacionet “Druzhba” që sillte naftë nga Rusia në Europë, duke shtuar se ndoshta ishte......

Ekonomia e Britanisë u tkurr me 0.3% në gusht - Kriza e kostos së jetesës ka goditur hotelet, restorantet dhe industrinë e argëtimit
Ekonomia e Britanisë u tkurr me 0.3% në muajin gusht, krahasuar me korrikun, e goditur nga dobësia në prodhim dhe nga puna e mirëmbajtjes që ngadalësoi......

Energjia, Greqia e treta më e shtrenjtë në BE - Megjithëse ka subvencionet më të larta të energjisë elektrike
Familjet greke paguajnë çmime shumë të larta për energjinë elektrike dhe gazin natyror në krahasim me të ardhurat e tyre reale, edhe pas subvencioneve të......

Gjoba të frikshme, moslëshim fature tatimore 15 mijë dolllarë - Zbardhet drafti i Ministrisë së Financave, cilat janë penalitetet që dhjetëfishohen
Pavarësisht pakënaqësive të shoqatave të biznesit, të cilat kërkojnë lehtësi fiskale për shkak të krizës së ccmimeve, Qeveria ka vendosur të ashpërsojë......

Inspektorët shtetërorë të pakualifikuar, ndryshon Ligji: Kontrollet jo më nga 1 person, por trupa me 3-5 specialistë. Jo më 100 mijë inspektime në vit
Qeveria po planifikon ndryshime rrënjësore në ligjin për Inspektimin Publik, me argumentin se aktualisht ky funksion shumë i rëndësishëm kryhet nga trupa të pa......