Dobësimi i Euros, kush fiton e kush humbet - Përfitojnë kredimarrësit, importuesit e Qeveria, humbasin kush varet nga remitancat dhe eksportuesit

Ndërsa monedha e përbashkët evropiane ka shënuar në çmim rekord në raport me lekun, ky zhvillim prek në mënyrë të drejtpërdrejte shumë kategori: duke nisur nga qytetarët, si në rastin e depozitave, ashtu dhe të kredive, emigrantët, studentë, bizneset, importuese apo eksportuese, deri te qeveria, veçanërisht duke parë rritjen e nivelit të borxhit të jashtëm. Por cilët janë humbësit dhe fituesit kryesorë.
Fitues nga mbiçmimi i lekut është çdo individ a biznes që të ardhurat i ka në lekë, e huatë në euro. Portofoli i kredive sipas monedhës, për vitin 2021, evidenton se kredia në
valutë vijon të ketë peshën më të madhe në totalin e kredisë në vend me 51.1%. Duke qenë se pjesa dërrmuese e këtyre kredive janë dhënë në euro, një numër i konsiderueshëm qytetarësh e biznesesh po paguajnë këste më të ulëta me nënçimin e saj. Përfitues të drejtpërdrejtë janë edhe bizneset importuese, të cilat mund të blejnë më shumë mallra në BE me nënçmimin e monedhës së përbashkët. Përfitues janë edhe personat që marrin shërbimet shëndetësore në Euro, ashtu si dhe të rinjtë që studiojnë jashtë kufijve e që pagesat i bëjnë në monedhën e përbashkët evropiane. Ndërkohë që përfituesja e madhe është Qeveria. Duke parë se rreth 70% e borxhit të jashtëm prej 9.8 miliardë eurosh është pikërisht në monedhën e përbashkët evropiane, ajo do gëzojë kushte më të lehta të shërbimit të borxhit publik.
Ndërkohë që humbësit janë qytetarët e varur nga remitancat e ata që shohin zhvleftësimin e depozitave në euro në bankat shqiptare. Nga emigracioni hyjnë ço vit afërisht një total remitancash në vlerat 700-800 milionë euro, një pjesë e mirë e të cilave depozitohet në sistemin bankar shqiptar. Vetëm gjatë vitit 2021 depozitat në sistemin bankar shqiptar janë shtuar me rreth 10%, një pjesë e mirë e të cilave në euro.
Por humbësit e mëdhenj janë eksportuesit, të cilët shesin në euro, por kostot apo shpenzimet i kanë në lekë dhe në mënyrë të veçantë ata që depozitat i kanë në euro, e detyrimet në lekë.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=wQBU-tAPqk0
Sondazh

Pandemia, ndihma shtetërore preku fundin - Shifra më e ulët nga 2017-ta, 225 milionë dollarë më pak se 2020-ta
Ndihma shtetërore e dhënë nga qeveria për sektorë të veçantë, kategoritë në nevojë apo sipërmarrjet ka pasur luhatje drastike, ku gjatë vitit që lamë pas ka......

Rriten ankesat për garat tenderuese - Në 5 muaj 292 subjekte “shkojnë” në KPP, mbi 56% kontestojnë vlerësimin e ofertave
Hartimi i kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo kontestimet në vlerësimin e ofertave kanë detyruar 292 subjekte të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit......

Qytetet ku do rishikohen tarifa e ujit - Reforma/Bashkimi i 12 bashkive në 3 shoqëri, aktmarrëveshje për shlyerjen e borxheve
Bashkimi i 12 bashkive në 3 shoqëri ujësjellësish do të pasohet me rishikimin e tarifave të ujit të pijshëm dhe largimit të ujërave të ndotur. 2 javë pas......

Raportet shëndetësore online, “e pësojnë” mjekët e familjes - Penalitete nga 5 mijë lekë për diagnozë të gabuar, deri 5 paga minimale për rastet korruptive
Ndërsa procedura e lëshimit të raporteve mjekësore tashmë është bërë elektronike në gjithë vendin, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar gjoba të kripura për......

Baza ushtarake e NATO-s në Portin e Durrësit - Rama pritet të takohet Stoltenberg në Bruksel
Kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohet me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel këtë javë, për të diskutuar rreth bazë detare të kësaj aleance në......

Gati njohja e pensioneve me Italinë - Përfitim në të dyja shtetet për çdo vit kontributiv për 550 mijë qytetarë
Më në fund duket se është ndezur drita jeshile për njohjen e pensioneve të mijëra qytetarëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali si dhe për ata që janë......

Tregjet e aksioneve, nën frikën e inflacionit - Pritet edhe sezoni i fitimeve tremujore të korporatave
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të tjera të dhëna mbi inflacionin, gjatë kësaj jave. Indeksi......

Nafta Brent bie pranë 105 USD - Humbjet kufizohen nga tkurrja e furnizimit dhe nga rënia e infektimeve në Kinë
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara kanë shtuar shenjat për ngadalësimin e ekonomisë globale. Në anën tjetër, tkurrja e......