Caktohen çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuara - “Kursi i këmbimit” i ul lehtë për klientët e 35KV, asnjë ndryshim për tensionet e tjerë!

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet, me të cilat do të faturohen në muajin qershor bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie, por që gjithsesi furnizohen nga OSHEE, që luan rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.
Sipas vendimit, bizneset që janë të lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV energjinë e muajit maj do e paguajnë me 18.26 lekë/kwh, një çmimi i njëjtë me muajin maj.
Ndërkohë që, klientët e lidhur në tensionin 35 KV, do të faturohen me 31.75 lekë/ kwh, duke pësuar një rënie me 0.39 lekw/kwh në raport me muajin maj, ndikuar nga kursi i këmbimit.
Për klientët e lidhur në tensionin 35 KV energjia sigurohet nga importi, çka bën që kjo kategori klientësh të faturohet shumë shtrenjtë. Ndërkohë që, për kategorinë e bizneseve, që dolën në tregun e liberalizuar në muajin janar të këtij viti, Furnizuesi i Shërbimit Universal e siguron energjinë nga KESH, me një çmim fiks prej 12 lekë/kwh, teksa muaji qershor shënon edhe përfundimin e kësaj marrëveshjeje.
Publikisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka deklaruar se do të ketë një zgjatje të saj, por deri më tani në ERE nuk është depozituar dokumenti i rinovuar.
Ndërkaq, gjatë mbledhjes u rikërkua që OSHEE të zbatojë metodologjinë e përcaktimit të çmimit të energjisë, duke mos përfshirë kostot e disbalancave.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=ffd90qmBlfE
Sondazh

Trashëgimia kulturore e Durrësit, menaxhim me Fondacion - Plani përfshin Amfiteatrin, Forumin Bizantin, Banjat e Shtigjet
Ministria e Kulturës po planifikon që të ndryshojë menaxhimin e pasurisë historiko-kulturore të Durrësit. Administrimi i tyre do t’i kalojë një fondacioni, me......

Gjoba deri në 60 mijë lekë për bizneset - 31 Korriku, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave fianciare
Të gjitha subjektet që operojnë në vend kanë afat deri në fund të muajit që të dorëzojnë pasyrat pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së......

Taksitë në Itali në grevë 48 orëshe - Kaos dhe probleme në të gjithë qytetet e vendit
Italia ka përjetuar një kaos të vërtetë si pasojë e grevës 48 orëshe të taksive në të gjithë vendin të cilët kundërshtojnë projektligjin për konkurrencën, që......

Maqedonia e Veriut kërkon 20 mijë punëtorë - Sektori i hotelerisë vuan mungesën e personelit
Sektori i hotelerisë në Maqedoninë e Veriut po përballet me mungesën e personelit, duke saktësuar se janë 20 mijë vendet e punës që kanë mbetur bosh. Ndërkohë......

Njeriu më i pasur i Gjermanisë bëhet aksioneri krysor i Lufthansa: Klaus Michael Kuehne tashmë zotëron më shumë aksione se qeveria gjermane
Qeveria gjermane nuk është aksionerja më e madhe e kompanisë ajrore Lufthansa. Klaus – Michael Kuehne njeriu më i pasur i Gjermanisë tashmë zotëron mbi 15% të......

OKB: Situata e urisë në botë është përkeqësuar shumë - Raporti i pesë agjencive të OKB: Bota po humbet betejën përballë urisë!
Sipas raportit të pesë agjencive të Kombeve të Bashkuara bota po e humbet betejën e saj me urinë. Situata më dramatike paraqitet në Azi ku llogaritet se 20% e......

Gazi rus, Putin mbyll rubinetin - Vendet anëtare të BE përgatiten për skenarin më të keq
Bashkimi Europian po përgatitet për një situatë në të cilën Rusia do të ndërpresë totalisht furnizimin me gaz për vendet anëtare. Presidentja e komisioni......

Rreziku i inflacionit në SHBA mund të konsolidohet - Banka qendrore amerikane rrit normat e interesit
Banka qendrore amerikane paralajmëroi se rreziku i inflacionit në Shtetet e Bahskuara të Amerikës mund të konsolidohet. Për këtë arsye në mbledhjen në fund të......