Trashëgimia kulturore e Durrësit, menaxhim me Fondacion - Plani përfshin Amfiteatrin, Forumin Bizantin, Banjat e Shtigjet

Ministria e Kulturës po planifikon që të ndryshojë menaxhimin e pasurisë historiko-kulturore të Durrësit. Administrimi i tyre do t’i kalojë një fondacioni, me qëllim rritjen e cilësisë së menaxhimit por edhe të të ardhurave
Qeveria shqiptare po planifikon që të ndjekë modelin e Butrintit me menaxhimin e trashëgimisë kulturore të Durrësit. Në Planin e Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike A dhe B të Qytetit të Durrës 2021-2028, parashikohet krijimi i një fondacioni nga ministria e Kulturës.
“Grupi i ri i atraksioneve të trashëgimisë kulturore do të funksionojë si një njësi organizative nën kujdesin e kësaj organizate, e cila do të mbikëqyrë valorizimin e të gjithë trashëgimisë kulturore të Durrësit, Amfiteatrit Romak, Forumit Bizantin dhe Banjave Romake, Shtigjeve Urbane.
Ky është rezultat i diskutimeve mes palëve të interesuara, partnerit strategjik dhe institucionit shtetëror të përfaqësuar nga Ministria e Kulturës” shkruhet në Planin që ka kaluar në konsultim publik.
Fondacioni i ri mund të marrë fonde si për punë kapitale ashtu edhe për punë operative nga palë të treta, si fonde të tjera, universitete, fonde private, e të ngjashme, duke siguruar kështu fonde për funksionimin e menaxhimit të sitit.
Prandaj, një detyrë kryesore e Drejtorit Menaxhues të fondacionit është të sigurojë që financimi të merret nga burime të ndryshme (si në aspektin e projekteve kapitale ashtu edhe në mbështetjen e të ardhurave) në mënyrë që të zbutet rreziku afatgjatë i investimit.
“Kjo është praktikë e zakonshme për fondacionet në nivel global, veçanërisht me ato që kanë nevojë për injeksione të rregullta për projekte konservimi, siç është rasti me Durrësin” evidentohet në plan.
Kështu, fondacioni siguron si kapital ashtu edhe shuma të të ardhurave për operacionet dhe aktivitetet. Çdo fond që gjeneron trashëgimia kulturore do t'i kthehet fondacionit si tepricë operacionale.
Plani parashikon se mund të kërkohet që këto fonde të riinvestohen në mirëmbajtjen dhe funksionimin e zonës ose të përdoren nga Ministria e Kulturës në projektet e konservimit të siteve të tjera.
Ky model, evidentohet më tej në plan, ofron një nivel më të madh autonomie se sa ekziston aktualisht dhe siguron menaxhim lokal që mund të ketë reagim më të shpejtë. E rëndësishmja, ky model ofron një ndryshim shumë të nevojshëm të qeverisjes për të adresuar sfidat e fundit me të cilat përballet qyteti në lidhje me trashëgiminë e tij kulturore.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=w4DcJY6Ade4
Sondazh

Gjoba deri në 60 mijë lekë për bizneset - 31 Korriku, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave fianciare
Të gjitha subjektet që operojnë në vend kanë afat deri në fund të muajit që të dorëzojnë pasyrat pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së......

Taksitë në Itali në grevë 48 orëshe - Kaos dhe probleme në të gjithë qytetet e vendit
Italia ka përjetuar një kaos të vërtetë si pasojë e grevës 48 orëshe të taksive në të gjithë vendin të cilët kundërshtojnë projektligjin për konkurrencën, që......

Maqedonia e Veriut kërkon 20 mijë punëtorë - Sektori i hotelerisë vuan mungesën e personelit
Sektori i hotelerisë në Maqedoninë e Veriut po përballet me mungesën e personelit, duke saktësuar se janë 20 mijë vendet e punës që kanë mbetur bosh. Ndërkohë......

Njeriu më i pasur i Gjermanisë bëhet aksioneri krysor i Lufthansa: Klaus Michael Kuehne tashmë zotëron më shumë aksione se qeveria gjermane
Qeveria gjermane nuk është aksionerja më e madhe e kompanisë ajrore Lufthansa. Klaus – Michael Kuehne njeriu më i pasur i Gjermanisë tashmë zotëron mbi 15% të......

OKB: Situata e urisë në botë është përkeqësuar shumë - Raporti i pesë agjencive të OKB: Bota po humbet betejën përballë urisë!
Sipas raportit të pesë agjencive të Kombeve të Bashkuara bota po e humbet betejën e saj me urinë. Situata më dramatike paraqitet në Azi ku llogaritet se 20% e......

Gazi rus, Putin mbyll rubinetin - Vendet anëtare të BE përgatiten për skenarin më të keq
Bashkimi Europian po përgatitet për një situatë në të cilën Rusia do të ndërpresë totalisht furnizimin me gaz për vendet anëtare. Presidentja e komisioni......

Rreziku i inflacionit në SHBA mund të konsolidohet - Banka qendrore amerikane rrit normat e interesit
Banka qendrore amerikane paralajmëroi se rreziku i inflacionit në Shtetet e Bahskuara të Amerikës mund të konsolidohet. Për këtë arsye në mbledhjen në fund të......

Johnson jep dorëheqjen si lider por jo si kryeministër - Kryeministri britanik do të qëndrojë në postin e tij deri në vjeshtë
Kryeministri i Britanisë së Madhe ka pranuar të japë dorëheqjen duke shtuar se do të qëndrojë në postin e tij deri në vjeshtë. Ndërsa deklaroi se nuk është më......