Taksitë në Itali në grevë 48 orëshe - Kaos dhe probleme në të gjithë qytetet e vendit

Italia ka përjetuar një kaos të vërtetë si pasojë e grevës 48 orëshe të taksive në të gjithë vendin të cilët kundërshtojnë projektligjin për konkurrencën, që sipas tyre mbështet më shumë shoqëritë shumëkombëshe në dëm të tyre
Një tjetër ditë e tensionuar në Itali si pasojë e grevës së taksive në të gjithë vendin. Protesta kombëtare prej 48 orësh ka krijuar kaos dhe probleme nga jugu në veri, ndërsa konfirmohet se janë 90% e taksive të vendit që marrin pjesë
Nuk ka pasur taksi në vendet e tyre por as në stacionet hekurudhore dhe aeroporte. Arsyeja kryesore është artikulli 10 i projektligjit për konkurrencën, që sipas taksistëve delegjitimon sektorin në favor të shumëkombëshve si Uber. Në qytete të ndryshme taksitë janë vendosur në rradhë dhe kanë hedhur parulla kundër kryeministrit Mario Dragi dhe qeverisë italiane, të cilët nuk pranojnë të lëshojnë pe për këtë temë
Ministria e Infrastukturës theksoi se ekzekutivi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga artikulli 10 por është gati të bisedojë për të sqaruar më mirë projektligjin.
Në Romë ishin me mijëra taksistët që kanë parakaluar në rrugët e kryeqytetit duke paralizuar trafikun. Një pjesë e tyre u vendosë para ndërtesës së qeverisë dhe hodhën shishe plastike.
Nga Milano në Xhenova, nga Torino në Palermo protesta nuk ka ndaluar. Shumë turistë të huaj u shprehën të zemëruar por dhe italianë që përpiqeshin të shkonin në vendet e tyre të punës.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=08GiRwDdjgg
Sondazh

Maqedonia e Veriut kërkon 20 mijë punëtorë - Sektori i hotelerisë vuan mungesën e personelit
Sektori i hotelerisë në Maqedoninë e Veriut po përballet me mungesën e personelit, duke saktësuar se janë 20 mijë vendet e punës që kanë mbetur bosh. Ndërkohë......

Njeriu më i pasur i Gjermanisë bëhet aksioneri krysor i Lufthansa: Klaus Michael Kuehne tashmë zotëron më shumë aksione se qeveria gjermane
Qeveria gjermane nuk është aksionerja më e madhe e kompanisë ajrore Lufthansa. Klaus – Michael Kuehne njeriu më i pasur i Gjermanisë tashmë zotëron mbi 15% të......

OKB: Situata e urisë në botë është përkeqësuar shumë - Raporti i pesë agjencive të OKB: Bota po humbet betejën përballë urisë!
Sipas raportit të pesë agjencive të Kombeve të Bashkuara bota po e humbet betejën e saj me urinë. Situata më dramatike paraqitet në Azi ku llogaritet se 20% e......

Gazi rus, Putin mbyll rubinetin - Vendet anëtare të BE përgatiten për skenarin më të keq
Bashkimi Europian po përgatitet për një situatë në të cilën Rusia do të ndërpresë totalisht furnizimin me gaz për vendet anëtare. Presidentja e komisioni......

Rreziku i inflacionit në SHBA mund të konsolidohet - Banka qendrore amerikane rrit normat e interesit
Banka qendrore amerikane paralajmëroi se rreziku i inflacionit në Shtetet e Bahskuara të Amerikës mund të konsolidohet. Për këtë arsye në mbledhjen në fund të......

Johnson jep dorëheqjen si lider por jo si kryeministër - Kryeministri britanik do të qëndrojë në postin e tij deri në vjeshtë
Kryeministri i Britanisë së Madhe ka pranuar të japë dorëheqjen duke shtuar se do të qëndrojë në postin e tij deri në vjeshtë. Ndërsa deklaroi se nuk është më......

Cilët sektorë gjenerojnë më shumë punësim? - Fasonët kryesojnë listën, profesionet e mirëpaguara më të tërhequra
Pavarësisht situatës së pandemisë ku shumë qytetarë humbën vendet e punës dhe një pjesë e mirë hapën edhe biznese, tregu ka pasur kërkesë të lartë për......

Sa vlen tregu i qirave? 242 milionë euro në vit, rritet me mbi 50% në harkun e 6 viteve
“Scan Intel” ka analizuar gjerësisht shifrat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për të kuptuar se çfarë vlere ka tregu i qirasë në vendin tonë, si......