Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2022, 11:53

Sa vlen tregu i qirave? 242 milionë euro në vit, rritet me mbi 50% në harkun e 6 viteve

Nga SCAN TV
Sa vlen tregu i qirave? 242 milionë euro në vit, rritet me mbi 50%

“Scan Intel” ka analizuar gjerësisht shifrat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për të kuptuar se çfarë vlere ka tregu i qirasë në vendin tonë, si dhe ecurinë ndër vite. Të dhënat zyrtare nga ky institucion tregojnë se tatimi mbi të ardhurat nga qiraja gjatë vitit 2021 fiksohet pranë 4.27 miliardë lekëve. Kështu, me një normë tatimi prej 15%, shifra prej 4.27 mld lekësh sinjalizon se në total, ky treg në vendin tonë vlen plot 28.5 miliardë lekë, ose 242 milionë euro. Kjo shifër tregon vlerën e kontratave të qirasë në vendin tonë në një vit. Të paktën referuar të dhënave të vitit 2021, kur janë edhe shifrat e fundit publike në dispozicion. Tatimi mbi të ardhurat nga qiraja në normën 15% përfshin të gjitha llojet e qiradhënies, pra jo vetëm të banesave por edhe të bizneseve. Shifra prej 242 milionë eurosh si vlerë e këtij tregu ndërkohë, përfaqëson vetëm pjesën formale, ndërkohë që informaliteti është i përhapur, sidomos në qiradhënien e banesave, çka do të thotë se në total kjo shifër përfaqëson vetëm vlerën minimale të këtij tregut......Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=7U8XRVGP2SM

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat