Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2022, 11:28

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve në vend!

Nga SCAN TV
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve në

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas dhe sipas njoftimit zyrtar këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Referuar njoftimit, Bordi vendosi që:

  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të  jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri  dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

E . S / SCAN

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat