Euro, e qëndrueshme në nivelin më të ulët në 2 dekada - Siguria energjetike po dikton tregun e monedhave, Gjermania në deficit tregtar

Euro po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët që nga viti 2002, pasi rritja e kostove të energjisë dhe shtrëngimi i politikave monetare nga Banka Qendrore Europiane ka rikthyer shqetësimet për një recesion në Eurozonë.
Më herët gjatë tregtisë aziatike, indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare u rrit në rreth 107, ndërsa euro ra poshtë 1.02 dollarëve, niveli më i ulët në dy dekadat e fundit. Gjatë këtij viti, indeksi i dollarit ka fituar rreth 12% të vlerës, fitimet më të mëdha që nga viti 2014.
Forcimi i dollarit amerikan është mbështetur nga politika agresive e Rezervës Federale me rritjen e interesave dhe nga statusi si një parajsë e sigurtë. Tashmë, çështja e sigurisë energjetike po ndikon edhe tregun e monedhave. Shtetet e Bashkuara janë një eksportues neto i energjisë, ndërsa Gjermania po përballet me një deficit tregtar për herë të parë që nga viti 1991.
Njëkohësisht, euro ka prekur nivelin më të ulët që nga viti 2015 përballë frangës svicerane, kur Banka Kombëtare e Zvicrës hoqi tavanin e këmbimit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në mbi 20 mijë dollarë, ndërsa ethereum në rreth 1160 dollarë.
SCAN
Sondazh

Nafta Brent bie pranë 100 dollarë për fuçi - Në dy sesionet e fundit ka rënë me 13 dollarë, ndikon ngadalësimi i ekonomisë
Nafta po shfaqet e qëndrueshme pranë 100 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, ndërsa në dy sesionet e kaluara ka humbur rreth 13 dollarë. Investitorët janë......

‘Ashensori’ i këmbimit valutor: Dollari vijon të forcohet ndërsa Paundi dhe Euro, në vështirësi!
Monedha europiane edhe pse ka rikuperuar disi nga dita e djeshme qëndron sërish e dobët përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 117.8 lekë dhe është......

Analiza e tregut të kinemave/ Rreth 4 milionë euro të ardhura, pak fitime. Pandemia “tronditi” biznesin
“Scan Intel” vijon analizën në bllok të tregjeve të caktuara, këtë herë, me tre operatorët kryesorë të kinemasë në vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga......

Sa para duhet të investoni për të marrë një 'vizë të artë' në BE - Pse disa vende po heqin dorë përfundimisht nga ajo?
Marrja e të drejtës për të jetuar dhe punuar në një vend tjetër mund të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë. Por kjo nuk është gjithmonë rasti për ata që......

AKSHI, miliarda lekë tenderë për sistem me “ngecje” - Në 4.5 vite janë prokuruar 22.73 miliardë lekë, por qytetarët s’po marrin dot shërbimet online
Pavarësisht se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në pak vite ka tenderuar miliarda lekë, qytetarët shqiptarë po përballen me një sërë problemesh......

Inflacioni, qeveria rrit pagat nga 1 Korriku - 6% rritje për punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe arsimit parauniversitar
Qeveria shqiptare konkretizoi një masë të re në politikën për të luftuar rritjen e çmimeve, duke rritur pagat për disa kategroi të caktuara të shoqërisë.......

20 subjekte të dënuara për mashtrim me skemën e TVSH - Ibrahimaj: Janë referuar 141 biznese, procesi është në hetim
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka sqaruar skemën e mashtrimit me TVSH-në të ngritur në vitin 2017 dhe se si ka ecur procesi hetimor deri më tani.......

Azilantët në Shqipëri, vetëm nga Afganistani/ Shifrat e 2021, 98.6% Afganë, 1% Sirianë
2.533 persona është numri i azilkërkuesve që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë vitit 2021, referuar të dhënave të Drejtorisë së Azilit të të Huajve dhe......