Shqipëria Postuar më 6 Korrik 2022, 17:13

AKSHI, miliarda lekë tenderë për sistem me “ngecje” - Në 4.5 vite janë prokuruar 22.73 miliardë lekë, por qytetarët s’po marrin dot shërbimet online 

Nga SCAN TV
AKSHI, miliarda lekë tenderë për sistem me “ngecje” -

Pavarësisht se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në pak vite ka tenderuar miliarda lekë, qytetarët shqiptarë po përballen me një sërë problemesh për marrjen e shërbimeve online përmes portalit e-Albania. Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN, nga viti 2018 kur kjo agjenci u riorganizua me vendim qeverie e deri në fillim të muajit qershor, vlera e fondit limit të tenderuar arrin në 22.73 mld lekë, pa TVSH.

Ndërkohë që, pas kyçjes së sporteleve fizike nga 1 maji i këtij, qytetarët po përballen me bllokime të herë pas hershme të sistemit, që në rastin më të mirë vonon me disa orë marrjen e shërbimit e në rastin më të keq, nuk arrijnë ta finalizojnë atë. Vetëm 2 ditë më parë vështirësitë u hasën nga prindërit, që kërkonin të regjistronin fëmijët e tyre në klasën e parë dhe në klasën e dhjetë.

Kjo është alternativa e vetme, që këta fëmijë të bëhen pjesë e sistemit shkollor, duke qenë se këtë vit është njoftuar se regjistrimet do të bëhen vetëm përmes portalit unik e-Albania. Tenderi për “Përmirësimin e Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar”, është një nga 15 procedurat e prokurimit publik me fondin më të lartë limit, të hapur nga AKSHI, me gati 200 mln lekë, pa TVSH. Ndërkohë që, listën e tendërëve me vlerën më të madhe të hapur e kryeson “Përmirësimi i Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit”, me 1.86 mld lekë, pa TVSH.

Pas tij, renditen një sërë tenderësh të mëdhenj, sikurse është Sistemi i Menaxhimit të Informacionit për Programin IPARD, sistemi i gjobave elektronike per Policinë e Shtetit, ndërlidhja e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile me zyrat e saj rajonale, etj.

Shërbimet online u vendosën në qendër të vëmendjes pas vendimit të qeverisë që përcaktoi se nga data 1 Maj, të gjitha shërbimet do të ofrohen përmes portalit e-Albania. Por, që prej asaj date problemet kanë qenë të shumta, duke nisur nga mosfunskionimi i sistemit e deri te përjashtimi i mijëra qytetarëve nga marrja e shërbimeve për shkak të mungesës së njohurive për të përdorur komjuterin apo celularët smart.

Kjo ka sjellë një efekt zinxhir, që lidhet me rrtijen e kostove për marrjen e shërbimeve publike, duke qenë se qytetarët iu drejtohen qendrave të internetit apo noterëve për të kryer këto veprimeve, kundrejt pagesave të kripura.  Kjo situatë, ka ngritur alarmin edhe për keqpërodorimin e të dhënave personale, teksa Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka nisur hetimet pas disa ankesave të paraqitura pranë insitutcionit të tij.

Duke marrë në konsdieratë problemet e krijuar, më herët Komisioneri Robert Gajda tha për TV SCAN se politika qeveritare po humbet qëllimin për të cilin u ndërmor, ndërsa kujtoi se shërbimet duhet të jenë të barabarta për qytetarët, por barazia nënkupton që t’i përshtatësh shërbimet sipas nevojave.

15 TENDERËT MË TË MËDHENJ TË AKSHI (01.01.2018 – 8.06.2022)

OBJEKTI I TENDERIT FONDI LIMIT, PA TVSH
Përmirësimi i Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit

 

1,869,825,960.00
Përmirësimi i Sistemit të Menaxhimit të Informacionit për Programin IPARD- për AZHBR 266,700,000.00
Ngritja e sistemit te gjobave elektronike per Policine e Shtetit

 

239,028,554.00
Shërbimet e ndërlidhjes së DPGJC-së me zyrat e saj rajonale- për DPG

 

220,339,123.00
Mirëmbajtja e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile

 

199,425,000.00
Ngritja e Sistemit, kryerja e shërbimit të risk assessment dhe data loss prevention 199,990,008.00
Shpenzim Dixhitalizim i Arkivave- Per DPGJC 199,877,200.00
Mbajtje ne funksion te pa nderprer e sistemit te e-Tax 198,998,400.00
Mirëmbajtja e sistemit e-Taxation - për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve 199,294,000.00
Shërbimet e ndërlidhjes së DPGJC me zyrat e saj rajonale

 

196,975,408.00
Implementimi i platformës elektronike e-Transport-per DPSHTRR

 

198,748,233.00
Mirëmbajtja e sistemit e-Receta - për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

 

195,550,000.00

 

 

Ngritja e sistemit të menaxhimit për ndjekjen e kontratave - për Agjencinë e Prokurimit Publik dhe Autoritetet Kontraktore

 

193,959,960.00
Përmirësimi I Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP)

 

199,998,000.00
Regjistri elektronik për formularët e vizitave të Mjekut të Familjes 190,000,800.00

Ola Mitre / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=0_XKgIGewaY&t=2s

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat