Shqipëria Postuar më 6 Korrik 2022, 16:53

Bien normat e interesit të kredive/ Për individët dhe biznesin, më e theksuar rënia për blerje banese në euro!

Nga SCAN TV
Bien normat e interesit të kredive/ Për individët dhe biznesin,

Gjatë majit, normat mesatare të huave të reja për blerje banese në euro kanë rënë ndjeshëm, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel”. Kështu, shifrat tregojnë se norma mesatare e interesit për kredi të reja për blerje banese në monedhën e përbashkët europiane fiksohen në 2.95% gjatë majit, nga 3.9% që ishte norma mesatare e ponderuar gjatë muajit prill të këtij viti. Pra, kemi të bejmë me një rënie të ndjeshme, prej thuajse 1 pikë përqindje. Norma prej 2.95% e regjistruar në maj të këtij viti është pranë niveleve rekord minimale të regjistruara gjatë vitit të kaluar. Edhe normat e interesit në total për individët, pra jo vetëm për blerje banese regjistrojnë një rënie të ndjeshme gjatë majit, duke zbritur pranë 3.47%, nga 4.38% që ishin gjatë muajit pararendës. Rënia e ndjeshme e normave të interesit për kredi në monedhën europiane, kombinuar me zhvlerësimin rekord të euros ndaj lekut në tregun vendas, favorizon disi individët për huamarrje jo në monedhën vendase.....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=tr7UidsqXg8

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat