Nafta Brent bie pranë 100 dollarë për fuçi - Në dy sesionet e fundit ka rënë me 13 dollarë, ndikon ngadalësimi i ekonomisë

Nafta po shfaqet e qëndrueshme pranë 100 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, ndërsa në dy sesionet e kaluara ka humbur rreth 13 dollarë. Investitorët janë të shqetësuar se ngadalësimi i ekonomisë globale do të dëmtojë edhe kërkesën për naftë. Por, humbjet po kufizohen nga shqetësimet që kanë të bëjnë me furnizimin e tregut.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 100 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 98 dollarë për fuçi. Investitorët janë të fokusuar edhe te bisedimet për programin bërthamor me Iranin dhe nëse do të ketë një marrëveshje tregut mund ti shtohen rreth 1 milionë fuçi naftë në ditë.
Uashingtoni shtoi sanksionet ndaj Iranit të mërkurën, për të shtuar presionin ndaj Teheranit zyrtar për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, e cila u shfuqizua nga ish-Presidenti amerikan, Donald Trump.
Gjatë javëve të fundit, çmimet e naftës së bashku me lëndët e tjera të para, si metalet apo edhe vaji kanë rënë ndjeshëm, për shkak se bankat qëndrore në të gjithë botën kanë rritur normat e interesit për të mbajtur nën kontroll inflacionin.
Ndërkohë, të dhënat e publikuara në SHBA treguan se rezervat e naftës u rritën me 2.8 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, ndërsa rezervat e benzinës ranë me 1.8 milionë fuçi.
SCAN
Sondazh

‘Ashensori’ i këmbimit valutor: Dollari vijon të forcohet ndërsa Paundi dhe Euro, në vështirësi!
Monedha europiane edhe pse ka rikuperuar disi nga dita e djeshme qëndron sërish e dobët përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 117.8 lekë dhe është......

Analiza e tregut të kinemave/ Rreth 4 milionë euro të ardhura, pak fitime. Pandemia “tronditi” biznesin
“Scan Intel” vijon analizën në bllok të tregjeve të caktuara, këtë herë, me tre operatorët kryesorë të kinemasë në vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga......

Sa para duhet të investoni për të marrë një 'vizë të artë' në BE - Pse disa vende po heqin dorë përfundimisht nga ajo?
Marrja e të drejtës për të jetuar dhe punuar në një vend tjetër mund të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë. Por kjo nuk është gjithmonë rasti për ata që......

AKSHI, miliarda lekë tenderë për sistem me “ngecje” - Në 4.5 vite janë prokuruar 22.73 miliardë lekë, por qytetarët s’po marrin dot shërbimet online
Pavarësisht se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në pak vite ka tenderuar miliarda lekë, qytetarët shqiptarë po përballen me një sërë problemesh......

Inflacioni, qeveria rrit pagat nga 1 Korriku - 6% rritje për punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe arsimit parauniversitar
Qeveria shqiptare konkretizoi një masë të re në politikën për të luftuar rritjen e çmimeve, duke rritur pagat për disa kategroi të caktuara të shoqërisë.......

20 subjekte të dënuara për mashtrim me skemën e TVSH - Ibrahimaj: Janë referuar 141 biznese, procesi është në hetim
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka sqaruar skemën e mashtrimit me TVSH-në të ngritur në vitin 2017 dhe se si ka ecur procesi hetimor deri më tani.......

Azilantët në Shqipëri, vetëm nga Afganistani/ Shifrat e 2021, 98.6% Afganë, 1% Sirianë
2.533 persona është numri i azilkërkuesve që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë vitit 2021, referuar të dhënave të Drejtorisë së Azilit të të Huajve dhe......

Bien normat e interesit të kredive/ Për individët dhe biznesin, më e theksuar rënia për blerje banese në euro!
Gjatë majit, normat mesatare të huave të reja për blerje banese në euro kanë rënë ndjeshëm, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të analizuara......