Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2022, 10:02

‘Ashensori’ i këmbimit valutor: Dollari vijon të forcohet ndërsa Paundi dhe Euro, në vështirësi!

Nga SCAN TV
‘Ashensori’ i këmbimit valutor: Dollari vijon të forcohet

Monedha europiane edhe pse ka rikuperuar disi nga dita e djeshme qëndron sërish e dobët përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 117.8 lekë dhe është shitur me 118.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Edhe Paundi britanik edhe pse ka fituar disi pikë nga një më parë vijon të qëndrojë në rënie përballë Lekut teksa blihet mëngjesin e sotëm me 137 lekë dhe shitet me 138.6 lekë.

Dollari amerikan sakaq vijon të forcohet edhe ditën e sotme pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 115.2 lekë dhe është shitur me 116.4 lekë teksa vijon të pozicionet mirë në tregun valutor.

Franga zvicerane shfaqet e qëndrueshme këtë të enjte pasi nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të vlerës duke u blerë sot me 118 lekë dhe duke u shitur me 119.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat