Parlamenti i BE-së i bën thirrje Serbisë të rishqyrtojë pozicionin e saj ndaj Rusisë - Deputetët e PE: “Të përafrohet urgjentisht" me qëndrimin Europian

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Beogradi ka mbajtur lidhje të ngushta me vendin e Vladimir Putin, pavarësisht qëndrimit të BE-së.
Anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan një raport vjetor të vlerësimit me keqardhje që Serbia nuk është përafruar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Teksti u miratua me 523 vota pro, 78 kundër dhe 34 abstenime.
Deputetët e PE po i kërkojnë qeverisë së sapozgjedhur, pas zgjedhjeve në prill, të "përafrohet urgjentisht" me qëndrimin e BE.
"Unë mendoj se ka urgjencë të vërtetë këtu, veçanërisht në rastin e Serbisë, për të bërë disa zgjedhje të rëndësishme të brendshme në këtë bazë," tha eurodeputeti përgjegjës për raportin, Vladimir Bilcik, nga PPE.
"Sepse është një vend që gjithmonë ka shikuar në drejtime të ndryshme kur bëhet fjalë për politikën e tij të jashtme. Por unë mendoj se tani është koha për të vendosur se ku qëndron. Dhe shpresoj se Serbia do të marrë një vendim të qartë në drejtim të Evropës."
Që nga viti 2014, Serbia ka qenë në negociata me BE-në për t'u anëtarësuar në bllok. Por marrëdhëniet e saj të ngushta me Rusinë mund të shtojnë një pengesë të re për dialogun.
Dallimet janë shtrirë në disa çështje. Raporti shpreh gjithashtu keqardhje për mungesën e progresit dhe madje edhe kthimin prapa në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe luftën kundër korrupsionit. Por është shpresëdhënëse pasi parlamenti i ri serb është më pluralist.
Dhe sipas eurodeputetëve të përfshirë në proces, kjo është koha për të kryer reformat në mënyrë që të bëhet përparim në anëtarësimin në BE.
Marrëveshjet 'po vihen në pikëpyetje'
Marrëdhënia e Serbisë me Kosovën fqinje është gjithashtu një nga çështjet kryesore për marrjen e dritës jeshile për anëtarësim në bllok.
Kosova, një ish krahinë e Serbisë deri në shpalljen e saj të pavarësisë në vitin 2008, është një kandidat potencial për t'u bashkuar me BE-në.
Por Serbia, si dhe pesë vende të tjera në BE, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Eurodeputetët gjithashtu duan që Serbia dhe Kosova të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve.
“Sa i përket marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, ne përfshimë nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve jo vetëm në nivelin politik, por për më tepër i kushtuam vëmendje të veçantë nivelit të qytetarëve: mbështetjes së kontaktit të njerëzve, shumëgjuhësisë dhe integrimit social-ekonomik të serbëve të Kosovës. ”, tha eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel.
“Teksti i raportit thekson nevojën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në bazë të njohjes reciproke si prioritet dhe si parakusht për anëtarësimin në BE të të dyja vendeve. Dialogu Beograd-Prishtinë nuk ka qenë shumë i lartë në agjendë.
Marrëveshjet që janë arritur në të kaluarën janë vënë në pikëpyetje, gjë që tregon mungesë angazhimi serioz dhe që u kritikua nga shumë deputetë individualë.
Rruga e Kosovës drejt regjimit pa viza të BE-së
Parlamenti Evropian votoi në favor që qytetarëve të Kosovës t'u jepet e drejta për të hyrë në zonën Shengen të BE-së pa pasur nevojë për vizë.
Kosova ka parë një rritje të stabilitetit të saj politik dhe një përkushtim më të madh në rrugën e saj evropiane në vitet e fundit, një arsye pse eurodeputetët kërkuan nga Këshilli Evropian që "urgjentisht" të miratojë një regjim pa viza.
Për von Cramon-Taubadel, vendet e BE-së janë ato që duhet të fajësohen për këtë çështje.
“Liberalizimi i vizave është ende i bllokuar në nivel të Këshillit Evropian, jo këtu në Parlament, jo në Komision.
Holanda dhe Franca po bllokojnë një vendim që pritej në Samitin e fundit BE-Ballkan në fund të qershorit në Bruksel.
“Ne vërtet u përpoqëm të zhbllokojmë situatën”, tha eurodeputeti.
SCAN

Tregjet e aksioneve zgjerojnë fitimet - Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA për qershorin
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 fitoi rreth 1.7% të vlerës......

Euro, e qëndrueshme në nivelin më të ulët në 2 dekada - Siguria energjetike po dikton tregun e monedhave, Gjermania në deficit tregtar
Euro po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët që nga viti 2002, pasi rritja e kostove të energjisë dhe shtrëngimi i politikave......

Nafta Brent bie pranë 100 dollarë për fuçi - Në dy sesionet e fundit ka rënë me 13 dollarë, ndikon ngadalësimi i ekonomisë
Nafta po shfaqet e qëndrueshme pranë 100 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, ndërsa në dy sesionet e kaluara ka humbur rreth 13 dollarë. Investitorët janë......

‘Ashensori’ i këmbimit valutor: Dollari vijon të forcohet ndërsa Paundi dhe Euro, në vështirësi!
Monedha europiane edhe pse ka rikuperuar disi nga dita e djeshme qëndron sërish e dobët përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 117.8 lekë dhe është......

Analiza e tregut të kinemave/ Rreth 4 milionë euro të ardhura, pak fitime. Pandemia “tronditi” biznesin
“Scan Intel” vijon analizën në bllok të tregjeve të caktuara, këtë herë, me tre operatorët kryesorë të kinemasë në vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga......

Sa para duhet të investoni për të marrë një 'vizë të artë' në BE - Pse disa vende po heqin dorë përfundimisht nga ajo?
Marrja e të drejtës për të jetuar dhe punuar në një vend tjetër mund të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë. Por kjo nuk është gjithmonë rasti për ata që......

AKSHI, miliarda lekë tenderë për sistem me “ngecje” - Në 4.5 vite janë prokuruar 22.73 miliardë lekë, por qytetarët s’po marrin dot shërbimet online
Pavarësisht se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në pak vite ka tenderuar miliarda lekë, qytetarët shqiptarë po përballen me një sërë problemesh......

Inflacioni, qeveria rrit pagat nga 1 Korriku - 6% rritje për punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe arsimit parauniversitar
Qeveria shqiptare konkretizoi një masë të re në politikën për të luftuar rritjen e çmimeve, duke rritur pagat për disa kategroi të caktuara të shoqërisë.......