Bota Postuar më 7 Korrik 2022, 10:25

‘King Dollar’, valuta amerikane po ‘mbretëron’ në bursat globale!

Nga SCAN TV

Kushdo që shpiku frazën ‘king dollar’ (mbreti dollar) sigurisht që kishte arsye të mira për ta bërë këtë pasi tregtimi i valutës këtë javë vetëm konfirmon se epiteti qëndron i vërtetë dhe shumë real.

Me rreziqet në rritje për një recesion, monedha e gjelbër duket të jetë një strehë e fundit e sigurt për investitorët në të gjithë botën.

Viktimat e rritjes së Dollarit? Le t'i numërojmë ato: Euro po shkon me shpejtësi drejt barazisë edhe nëse sot në mëngjes po qëndron nën nivelet më të ulëta në 20 vite në Europë. Jeni ka rënë në nivelet e tij më të ulëta në mbi 20 vjet, Paundi është afër nivelit më të ulët që nga marsi 2020 dhe Rubla e Rusisë ka rënë 16% gjatë kësaj jave.

Derisa Rezerva Federale të tregojë shenja të ngadalësimit të ciklit të saj agresiv të rritjes së normave, pak do të mund ndryshojë. Në procesverbalet e takimit të Fed të qershorit, të publikuar të mërkurën vonë, FOMC konfirmoi kalimin drejt prioritizimit të stabilitetit të çmimeve mbi punësimin e plotë.

Nuk është çudi që yield-et e thesarit u rritën të mërkurën dhe kurba e yield-eve, e matur nga hendeku midis yield-eve të obligacioneve 2 dhe 10-vjeçare, vazhdon të shtyhet më tej në territorin e përmbysur.

Është një shenjë që tregjet e obligacioneve dyshojnë për rritje agresive të normave për të zbutur inflacionin, duke rritur rrezikun e rënies së ekonomisë më të madhe në botë në një recesion.

Grafiku: Kurba e përmbysur e thesarit të SHBA-së një paralajmërues i recesionit

Ndërkohë, ankthi i recesionit vazhdon të mbizotërojë me aksionet botërore të ngecura midis shqetësimeve të rritjes ekonomike dhe lehtësimit që një ngadalësim mund të kontrollojë një rritje të mprehtë të kostove të huamarrjes.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat