Gazi rus, Putin mbyll rubinetin - Vendet anëtare të BE përgatiten për skenarin më të keq

Bashkimi Europian po përgatitet për një situatë në të cilën Rusia do të ndërpresë totalisht furnizimin me gaz për vendet anëtare. Presidentja e komisioni europian Von der Lejen u shpreh se plani do të prezantohet brenda gjysmës së muajit korrik
Për herë të parë u tha në një mënyrë shumë të qartë. Europa duhet të përgatitet ndaj mundësisë që Rusia të ndërpresë totalisht furnizimet me gaz pasi presidenti Vladimir Putin vazhdon të përdorë energjinë si një armë. Kjo është deklarata e presidentes së komisionit europian Ursula Von der Leyen, e cila propozon një skenar që deri tani konsiderohej si një hipotezë ekstreme.
Ajo shtoi se komisioni europian po punon për një plan emergjence dhe do e prezantojë këtë plan dhe mjetet që duhen brenda gjysmës së muajit korrik. Vendet anëtare kanë planet respektive kombëtare të cilat tashmë janë aktivizuar. Por sipas Von Der Lejen duhet një koordinim europian dhe veprim i përbashkët.
Vendosja e kufirit të cmimit të gazit është një nga masat e domosdoshme por në rast se do të ketë një ndërprerje totale të gazit rus duhen përshpejtuar të gjitha proceset për të anuluar varësinë nga Moska.
Në rast se Putin do të mbyllë rubinetin për Europën, nevojat kombëtare do të përmblidhen në një problem të përgjithshëm në nivel europian dhe gara për të grumbulluar sa më shumë rezerva dhe për të gjetur burime alternativa rrezikon të shndërrohet në një përplasje të vërtetë mes vetë shteteve anëtare. Kjo sepse dhe situatat janë të dryshme. Gjermania dhe Italia janë shumë më të varura nga Rusia, dhe pasoja e menjëhershme do të ishte një reduktim drastik i konsumit dhe racionimi i tij
Vond Der Lejen shtoi se në rast vështirësie, gazi duhet të shkojë në vendet që është më i domosdoshëm. Kjo për të mbrojtur tregun e përbashkët dhe zinxhirët e industrisë. Në një frazë të vetme janë të gjitha prioritetet që do të dilnin në pah në rast se gazi rus nuk do të furnizonte më Europën, dhe zgjidhja është solidariteti europian.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=nr8mZ14gM3g
Sondazh

Rreziku i inflacionit në SHBA mund të konsolidohet - Banka qendrore amerikane rrit normat e interesit
Banka qendrore amerikane paralajmëroi se rreziku i inflacionit në Shtetet e Bahskuara të Amerikës mund të konsolidohet. Për këtë arsye në mbledhjen në fund të......

Johnson jep dorëheqjen si lider por jo si kryeministër - Kryeministri britanik do të qëndrojë në postin e tij deri në vjeshtë
Kryeministri i Britanisë së Madhe ka pranuar të japë dorëheqjen duke shtuar se do të qëndrojë në postin e tij deri në vjeshtë. Ndërsa deklaroi se nuk është më......

Cilët sektorë gjenerojnë më shumë punësim? - Fasonët kryesojnë listën, profesionet e mirëpaguara më të tërhequra
Pavarësisht situatës së pandemisë ku shumë qytetarë humbën vendet e punës dhe një pjesë e mirë hapën edhe biznese, tregu ka pasur kërkesë të lartë për......

Sa vlen tregu i qirave? 242 milionë euro në vit, rritet me mbi 50% në harkun e 6 viteve
“Scan Intel” ka analizuar gjerësisht shifrat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për të kuptuar se çfarë vlere ka tregu i qirasë në vendin tonë, si......

Shell do të ndërtojë fabrikën "më të madhe" të hidrogjenit të rinovueshëm në Europë!
Planet për të ndërtuar një fabrikë të madhe hidrogjeni në Holandë do të realizohen pas një vendimi përfundimtar investimi nga filialet e gjigantit të naftës......

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve në vend!
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas dhe sipas njoftimit zyrtar këto çmime......

Apple sjell 'Modalitetin e Bllokimit' për të luftuar sulmet kibernetike në cdo pajisje – 2 milion dollarë për këdo që gjen defekte në të!
Apple planifikon të lëshojë një modalitet të ri të quajtur "Lockdown Mode" që synon të shtojë një shtresë të re mbrojtjeje për avokatët e të drejtave të......

Mitsotakis: Greqia do të rrisë pensionet në vitin 2023, për herë të parë në më shumë se një dekadë!
Greqia do të rrisë pensionet vitin e ardhshëm për herë të parë në më shumë se një dekadë, konfirmoi kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis. Gjatë krizës......