Rreziku i inflacionit në SHBA mund të konsolidohet - Banka qendrore amerikane rrit normat e interesit

Banka qendrore amerikane paralajmëroi se rreziku i inflacionit në Shtetet e Bahskuara të Amerikës mund të konsolidohet. Për këtë arsye në mbledhjen në fund të korrikut Rezerva Federale do të rrisë dhe më shumë normat e interesit
Rreziku i inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të konsolidohet. Ky është përfundimi i mbledhjes së fundit të rezervës federale, e cila mund të rrisë normat e interesit me 50 ose 75 pikë në mbledhjen e ardhshme në fund të korrikut.
Në mbledhjen e fundit në mes të qershorit, banka qendrore amerikane vendosi të rrisë normat e interesit me 0.75%. Ndërkohë që tashmë është e domosdoshme të ruhet ringritja e normave pasi parashikimet për inflacionin janë përkeqësuar. Rezerva federale mbetet e vendosur që të vijojë me manovrën e saj shtrënguese. Sipas bankierëve amerikanë perspektivat ekonomike justifikojnë politikat shtrënguese.
Inflacioni i lartë mbetet problemi kryesor i bankës qendrore amerikane, dhe situata sipas ekspertëve mund të përkeqësohet dhe më shumë nëse publiku do të nisë të dyshojë për vendosmërinë e komitetit të rezervës federake në përmirësimin e politikës monetare.
Një tjetër goditje është dhe minimumi i ri prej 20 vjetësh i euros përballë dollarit: monedha europiane ka përfunduar nën kuotën 1.02.
Së bashku me vende të tjera eurozona prej kohësh vuan pasojat e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve ndaj Rusisë, që shkaktuan dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Banka qendrore europiane duhet të rrisë normat e interesit për herë të parë prej 11 vitesh në mbledhjen e këshillit drejtues në 11 korrik. Gjithësesi rezerva federale po lëviz më shpejtë dhe në mënyrë më agresive në rritjen e normave të interesit që në Shtetet e Bashkuara janë në nivelin 1.5%.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=TMgAK9efbkI
Sondazh

Johnson jep dorëheqjen si lider por jo si kryeministër - Kryeministri britanik do të qëndrojë në postin e tij deri në vjeshtë
Kryeministri i Britanisë së Madhe ka pranuar të japë dorëheqjen duke shtuar se do të qëndrojë në postin e tij deri në vjeshtë. Ndërsa deklaroi se nuk është më......

Cilët sektorë gjenerojnë më shumë punësim? - Fasonët kryesojnë listën, profesionet e mirëpaguara më të tërhequra
Pavarësisht situatës së pandemisë ku shumë qytetarë humbën vendet e punës dhe një pjesë e mirë hapën edhe biznese, tregu ka pasur kërkesë të lartë për......

Sa vlen tregu i qirave? 242 milionë euro në vit, rritet me mbi 50% në harkun e 6 viteve
“Scan Intel” ka analizuar gjerësisht shifrat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për të kuptuar se çfarë vlere ka tregu i qirasë në vendin tonë, si......

Shell do të ndërtojë fabrikën "më të madhe" të hidrogjenit të rinovueshëm në Europë!
Planet për të ndërtuar një fabrikë të madhe hidrogjeni në Holandë do të realizohen pas një vendimi përfundimtar investimi nga filialet e gjigantit të naftës......

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve në vend!
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas dhe sipas njoftimit zyrtar këto çmime......

Apple sjell 'Modalitetin e Bllokimit' për të luftuar sulmet kibernetike në cdo pajisje – 2 milion dollarë për këdo që gjen defekte në të!
Apple planifikon të lëshojë një modalitet të ri të quajtur "Lockdown Mode" që synon të shtojë një shtresë të re mbrojtjeje për avokatët e të drejtave të......

Mitsotakis: Greqia do të rrisë pensionet në vitin 2023, për herë të parë në më shumë se një dekadë!
Greqia do të rrisë pensionet vitin e ardhshëm për herë të parë në më shumë se një dekadë, konfirmoi kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis. Gjatë krizës......

Mediat britanike: Boris Johnson pritet të japë dorëheqjen si kryeministër sot
Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të japë dorëheqjen sot pas një vërshimi të dorëheqjeve ministrore, raportojnë mediat britanike. Johnson dha......